• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ditën prift, natën Dj! Padre Guilherme elektrizon Tiranën

February 9, 2026
in Metro

I veshur me bluzë kuqezi, me shqiponjën dykrenore në gjoks, Padre Guilherme është shfaqur për herë të parë para publikut shqiptar. Në koncertin e tij debutues në Tiranë, prifti portugez i njohur ndërkombëtarisht si “DJ-i prift”, ka sjellë një performancë të pazakontë, ku muzika elektro-techno është ndërthurur me mesazhe paqeje, bashkimi dhe shprese.

Gjatë interpretimit, në sfond shfaqen simbole të forta vizuale: një pëllumb i bardhë që hap krahët, fjalë për paqen dhe imazhi i Papës në një ekran të madh LED, duke e kthyer koncertin në një përvojë jo vetëm muzikore, por edhe shpirtërore.

“Jemi nga Austria. Është koncerti i tij i parë në Shqipëri dhe donim patjetër të vinim në Tiranë për këtë event.”, tha një vajzë, e cila ndodhej në koncert me një grup shoqesh.

“Për Padren nuk kisha dëgjuar më parë. Shoqet më treguan dhe thashë pse jo. Jemi nga Ulqini dhe kemi ardhur posaçërisht.”, tha një tjetër vajzë.

“Jemi shumë të kënaqur që jemi këtu. Është hera e parë dhe, meqë ishte ekskluzivitet në Shqipëri, nuk donim ta humbnim.”, tha një vajzë nga Tirana.

“E njoh. Më pëlqen kjo lloj muzike dhe mesazhet që përcjell për ekologjinë dhe paqen në botë.”, u shpreh një djalë nga Rusia, i cili prej disa kohësh jeton në Tiranë.

Padre Guilherme, emri i vërtetë i të cilit është Guilherme Peixoto, është shuguruar prift në vitin 1999 dhe shërben në Arqipeshkvinë e Bragës në Portugali. Ai është gjithashtu kapelan ushtarak me gradën nënkolonel dhe ka marrë pjesë në misione jashtë vendit.

Karriera e tij si DJ nisi fillimisht për të mbështetur aktivitete bamirësie të famullive, ndërsa gjatë pandemisë DJ set-et e tij online u bënë virale në rrjetet sociale.

Sot, Padre Guilherme ka performuar në disa nga skenat më të mëdha në botë: në Ditën Botërore të Rinisë në Lisbonë para mbi 1.5 milion njerëzve, në festivale të mëdha si Medusa në Valencia, Zamna në Kili, si edhe në klube ikonike si Hï Ibiza. Ai ka luajtur gjithashtu në monumente kulturore si Cristo Redentor në Rio de Janeiro dhe Torre dos Clérigos në Porto, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare si Reuters, Forbes dhe The Guardian.

Me mijëra të pranishëm në shesh dhe një energji që bashkon muzikën, besimin dhe komunitetin, Padre Guilherme solli në Tiranë një përvojë unike live.

Next Post

Rekord! Depozitat e shqiptarëve të "varfër" në banka arritën në 14.8 mld € në dhjetor!

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë në kilometrin e fundit të gjykimit, çfarë do të ndodhë në dy javët e ardhshme

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved