Ndërsa nesër pretendon se qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së tij për një protestë kombëtare, Sali Berisha duket se me shumë sforco arriti të mbledhë një “grusht” njerëz në tubimin e sotëm para Kryeministrisë.
Edhe në protestën e kësaj të henë, të pranishëm për të dëgjuar fjalimet e tij binjake, ishin vetëm një “grusht” njerëz. Shumica prej tyre dukeshin fytyra të para në çdo protestë tjetër të thirrur nga Berisha, çka tregon se janë thjeshtë ithtarë besnikë dhe militantë të kryedemokratit.
Pas mbylljes së foltores së sotme të Partisë Demokratike të zhvilluar para Kryeministrisë një ditë para protestës kombëtare të PD, kreu i grupit parlamentar të PD, Taulant Balla, ka publikuar pamjet e regjistruara nga lart me dron.
Në videon e postuar nga Balla shikohet një numër i vogël pjesëmarrësish, ndaj në lidhje me këtë socialisti ka ironizuar situatën.
“As krushq, as hyzmetqarë, s’po na vijnë më as njerëzit e shpisë” shkruan Balla.






