• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit

February 10, 2026
in Blog

Protesta e thirrur nga Sali Berisha nuk solli asnjë të re. E varfër në skenografi, e pakët në numër, përsëritëse në aksion dhe mesazhe.

Nga fillimi në fund përsëritje e një proteste më parë, madje u duk se e gjithë protesta bëhet për ato pamjet e fundit të Berishës në mbyllje që, teksa mban flamurin në dorë, kamera fokusohet te fishekzjarret dhe molotovët që hidhen në drejtim të kryeministrisë.

Për nga vizualiteti, ajo është pamja më e gjetur, e cila duke filluar nga sot do të bëjë xhiron në të gjithë mediat kombëtare dhe ndërkombëtare. Sepse Berishës vetëm kjo i duhet: t’i tregojë botës që këtu diçka po zien. Por ndërkohë dhe bota e kupton se teksa protestohet pa viktima, demokracia funksionon.
LEXO EDHE:
Ylli Pata: Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

Paradoksi është se vërtet në Shqipëri ka qindra arsye për të protestuar, por kauzën dhe opozitën e ka marrë peng një individ për hallet e tij. Njerëzit e kuptojnë, ndaj edhe nuk ngrihen dhe t’i bashkohen opozitës. Më e pakta, janë indiferent.

Nejse, le t’i kthehemi kilometrit të fundit. E përsëriti sërish edhe sot. “Jemi në kilometrin e fundit- jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit.” E teksa thoshte këto, shtoi se ‘opozita nuk fiton dot kurrë me Edi Ramën’. E tha kështu në mënyre literale! S’ka mesazh më disfatist. E kanë hyjnizuar Ramën dhe pastaj gënjejnë mbështetësit ejani se do ta rrëzojmë me protestë paqësore. Ndani mendje: E mundni dot apo jo Edi Ramën?!

E teksa shoh këtë përsëritje sizifiane të protestave dhe retorikës së Berishës, ndër mend më vjen Nastradin hoxha, i cili i mblidhte një më dy burrat e fshatit dhe i pyeste në e dinin përse i kishte mbledhur dhe thirrur. Kur i thoshin ‘jo’, i thoshte: ‘Kur nuk e dini, pse vini’; e kur i thoshin ‘po’, ua kthente: ‘Epo kur e dini, pse duhet të vini!’ E përsëriste aq shpesh saqë në një moment vendosën që kur t’i thërriste sërish, disa t’i thoshin ‘po’ dhe disa të tjerë ‘jo’. Dhe ndërsa vepruan ashtu, Nastradini ia ktheu: “Shumë mirë! Ata që e dinë t’ua thonë atyre që s’e dinë, ndërsa ata që s’e dinë ta mësojnë prej atyre që e dinë!”

Edhe kjo puna e protestës së Berishës, e kilometrit të fundit dhe e pamundësisë së fitores përballë Edi Ramës edhe pas kilometrit të parafundit: Ata që e dinë t’ua thonë atyre që s’e dinë, ndërsa ata që s’e dinë ta mësojnë nga ata që e dinë./Namir Lapardhaja /TemA

Next Post

Kilometrat e marshimit të ushtrisë së Sali Berishës!

Me maskë dhe bodyguardë, Shkëlzen Berisha në protestë! Zhvendoset te rruga e Elbasanit pas gazit lotsjellës

Kabineti i Presidentit të KE: Costa riafirmon mbështetjen ndaj Shqipërisë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved