Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë një postim në rrjetet sociale nga një moment i shkëputur gjatë protestës së PD. Një grup protestuesish të cilët mbajnë kapuçë të zinj në kokë, kanë formuar një rreth dhe janë fshehur pas pankartave.
“Partia Demokratike duhet të distancohet nga këta kapuçzinj! Këta nuk janë popull opozitar, këta janë një grup kriminal!”, shkruan Balla.
Gjatë protestës, grupi hodhi molotovët dhe fishekzjarret drejt kryeministrisë






