Qytetare dhe fshatare qe kane emigruar ne Itali, dhe qe kane harruar shqipen. E kane me te thjeshte te mesojne femijen e tyre qe akoma nuk ka shkuar ne kopesht te flasi italisht sesa shqip. Jam dakort qe femija do rritet ne ate vend dhe detyrimisht do te mesoje gjuhen e atij vendi, ama shqipen, gjuhen e tije te gjakut duhet ta dije, per me teper eshte kulture.
Por jo, sepse emigranti baba iku ne Itali dhe pa bote me sy, nuk quhet me Shqipetar. E shiti veten per nje gjysem rroge dhe i la femijet pa idenditet. Madje degjova emra femijesh te tipit Luka, Antonio, Marko. Keni pare valle italian qe ti vendosin emrin femijes Arber, Gentian (apo cfaredolloj emri akoma me te kohes)? As une. Sidomos keta italianet e vegjel qe po punojne neper Call Center-a, qe flasin me shum italisht sesa shqip edhe jashte pune, e dine shume mire sesi i trajtojne kur marrin vesh qe jane shqipetar.
Sesi i shajne, e sesi i perbuzin, edhe pse ata bejne punen e tyre. Por prap, keta italiane te vegjel nuk rreshtin se dashuruari ate komb dhe nuk rreshtin se mohuari kete vend. Gjithsesi, mos mendoni se italianet (e vertete) nuk jetojne ketu, sepse njoh personalisht italiane qe jetojne ketu prej mbi 20 vitesh, por ata as nuk e flasin shqipen sepse e kane per turp dhe per ulje.
Mos me keqkuptoni, nuk kam asgje kunder me emigrimin. Perkundrazi, e kuptoj mjaft mire. Me kete shtet dhe kete popull qe kemi sot, nje jete me e mire mund te na presi diku tjeter. Edhe pse mund te jete faji jone qe e lejuam kete shtet te shkonte ketu, por keto nuk i perkasin kesaj teme. E kuptoj sesa vuajne bashkekombasit tane ne emigrim, per nje jete me te mire, ate qe se gjeten dot ketu. Ama jam kunder mohimit te origjines, gjakut, kultures, idenditetit.
Jam kunder shtirjes, mburrjes dhe hipokrizise. Marr shembull Italine, sepse ky eshte nje rast konkret, por shqipetari kudo qe do te shkoje, do ta shesi veten. Fundja, e kemi ne natyre qe prej kohes se sundimit turk e deri ne “demokracine” tone te dashur.