• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, February 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

I shkarkoi vjehrrin, Belo Këlliçi “paralajmëron” Ramën nga SHBA-ja: Do t’a tregoj unë ty me 20 shkurt!

February 12, 2026
in Aktualitet, Debat

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie, pastrim parash dhe mashtrim me pasoja të rënda përmes call centrave me shokët e FRPD-së, duket se e ka përjetuar dramatikisht vendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili përmes zv/kryeministres Belinda Balluku i shkarkoi vjehrrin, Artan Shkreli, si drejtor i Institutit të Ndërtimit.

Vjehrri i Belo Këlliçit, Artan Shkreli është shkarkuar nga detyra që vitin e kaluar duke u zëvëndësuar përkohësisht nga Blerina Gjini. Ditët e fundit, Rama dhe Balluku kanë emëruar në krye të Institutit të Ndërtimit Persida Shkrepën. Kjo e fundit u prezantua nga zonja Balluku në datën dy shkurt.

Që pas zëvëndësimit të vjehrrit të tij, Belind Këlliçi ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama, me paralajmërime, akuza dhe pyetje shantazhuese. Në 2 shkurt, ditën kur Persida Shkrepa u emërua në vend të Artan Shkrelit, Belind Këlliçi paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do t’ia tregonte vendin në 10 shkurt, duke iu referuar protestës me grupin e molotovit, me fëmijë të paguar të komunitetit rom.

“Protesta që zien kudo po e tregon se propaganda e Edi Ramës ka skaduar bashkë me atë vetë. Mblidhemi të vendosur me 10 shkurt në Bulevard për t’i treguar vendin këtij Kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin“, shkroi Belo.

Dy ditë më vonë, Belo Këlliçi i drejtoi dy pyetje kryeministrit Edi Rama, këtë herë nga SHBA-ja, ku një grup deputetësh kanë shkuar për ekskursion.

“A e dinte Edi Rama me githë këtë informacion që ka nëse ishte e regjistruar, ku ishte dhe çfarë aktiviteti ushtronte zyra e Gys Agasit në Bllok, aty ku paraqiteshin në radhë zyrtarë të lartë të qeverisë?! A ishte kjo një zyrë që po ashtu siguronte verën 33 mijë euro për atë, e organizonte dhe rrëmbime personash?!“, shkroi Belo Këlliçi.

Përmes një tjetër reagimi, Belo Këlliçi paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do t’a rrëzojë nga pushteti gjatë protestës së 20 shkurtit, meqenëse me 10 shkurt nuk e rrëzuan dot.

“I them Prodës dhe shefit të tij, kreut të narkoshtetit Edi Rama, ta ruajë dosjen për protestën e 20 shkurtit, pasi do jem aty, në vijën e parë, bashkë me demokratët dhe qytetarët që nuk pranojnë korrupsionin e krimin si normë, si rregull, si rend. Krenar për secilin demokrat e qytetar që dje u përball me dhunën e paprecedentë policore dhe i bëj thirrje çdo shqiptari, që më datë 20 shkurt, të dalë në shesh, jo për partitë politike, por për atdheun, për flamurin tonë kombëtar“, shkruan Belo Këlliçi.

Këtë herë Edi Rama duhet t’i bëjë mirë llogaritë pasi po vjen Belo Këlliçi nga SHBA për t’a rrëzuar nga pushteti! Deri më 20 shkurt Rama të rikthejë Artan Shkrelin në krye të Institutit të Ndërtimit ose nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të negociojë me Belo Këlliçin dorëheqjen!

Next Post

Neni "antiseks" i udhëtimeve jashtë Shqipërisë... merak qytetar apo qeveritar?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved