Partizani hodhi një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, pasi fitoi në transfertë përballë Elbasanit në sfidën e parë çerekfinale me rezultatin 0-1.
Ndeshja u vendos nga një penallti e kontestuar nga vendasit, por pamjet filmike tregojnë një tjetër realitet. Në momentin e kontaktit, ndërhyrja ndaj Xhuliano Skukës ndodh qartësisht brenda zonës, duke i mohuar sulmuesit mundësinë e shënimit.
Vendimi i arbitrit u konfirmua edhe nga dhoma e VAR-it, ndërsa specialistë të futbollit e cilësuan 11-metërshin si 100% të saktë.






