• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pentagoni përdori Inteligjencën Artificiale në kapjen e Nicolas Maduros? Wall Street Journal zbulon rolin e modelit Claude

February 15, 2026
in Bota

Inteligjenca artificiale ka hyrë gjithnjë e më thellë në operacionet ushtarake amerikane. Sipas një raporti të “Wall Street Journal”, Pentagoni dyshohet se ka përdorur modelin e inteligjencës artificiale Claude, të zhvilluar nga kompania amerikane Anthropic, në operacionin për kapjen e ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij në Karakas muajin e kaluar.

Operacioni, sipas burimeve të gazetës, përfshiu bombardimin e disa objektivave në kryeqytetin venezuelian. Roli i saktë i modelit nuk është bërë publik, por përdorimi i tij thuhet se u realizua nëpërmjet partneritetit të Anthropic me kompaninë e analizës së të dhënave Palantir Technologies, e cila bashkëpunon rregullisht me Departamentin e Mbrojtjes dhe agjencitë federale amerikane.

As Anthropic dhe as Pentagoni nuk e konfirmojnë drejtpërdrejt përdorimin e Claude në këtë operacion. “Ne nuk mund të komentojmë nëse Claude, ose ndonjë model tjetër i inteligjencës artificiale, është përdorur për ndonjë operacion specifik, të klasifikuar ose jo”, tha një zëdhënës i kompanisë, duke theksuar se çdo përdorim duhet të jetë në përputhje me politikat e saj. Departamenti i Mbrojtjes refuzoi të komentojë.

Çështja ka ngritur pikëpyetje, pasi politikat e përdorimit të Anthropic ndalojnë përdorimin e modelit për lehtësim dhune, zhvillim armësh apo mbikëqyrje. Sipas raportimit, brenda kompanisë ka pasur shqetësime për mënyrën se si modeli mund të përdoret nga Pentagoni. Madje, zyrtarë të administratës amerikane kanë marrë në konsideratë anulimin e kontratës me vlerë deri në 200 milionë dollarë që iu dha Anthropic verën e kaluar.

Anthropic ishte zhvilluesi i parë i një modeli të inteligjencës artificiale të përdorur në operacione të klasifikuara nga Departamenti i Mbrojtjes. Sipas gazetës mundet që në operacionin në Venezuelë të jenë përdorur edhe mjete të tjera të AI-së për detyra të paklasifikuara, si analiza dokumentesh apo përmbledhje të dhënash.

Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, ka folur publikisht për rreziqet që mund të sjellë inteligjenca artificiale dhe ka kërkuar rregullore më të forta për të shmangur abuzimet. Ai ka shprehur shqetësim për përdorimin e AI-së në operacione autonome vdekjeprurëse dhe në mbikëqyrje të brendshme, çështje që sipas burimeve kanë krijuar tension në negociatat aktuale të kontratës me Pentagonin.

Nga ana tjetër, administrata e presidentit Donald Trump ka shtyrë për përdorim më të gjerë të AI-së në ushtri. Në janar, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi se Pentagoni nuk do të “punësojë modele të AI-së që nuk do t’ju lejojë luftëra”, një koment që sipas Wall Street Journal lidhej me diskutimet me Anthropic.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve mbetet gara mes kompanive të mëdha të teknologjisë për kontrata ushtarake dhe ndikim strategjik. Nëse raportimi konfirmohet, rasti i Venezuelës do të shënonte një precedent të rëndësishëm: përdorimin e drejtpërdrejtë të një modeli të avancuar të inteligjencës artificiale në një operacion real ushtarak.

Next Post

SHBA/ Trump vs Bad Bunny: Një grindje për Super Bowl-in me pasojë të mundshme në zgjedhjet e mesit të mandatit

Presidentët, dorëheqje në dy kohë dhe një vazhdimësi mes plumbash

'Milano Cortina'/ Lara Colturi e pafat, e mbyll garën e Slalomit Gjigant në vendin e 16-të! Semire Dauti renditet e 44-ta, Italia merr të artën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved