Kryedemokrati Sali Berisha nuk ‘ndez’ më. Protesta e sotme dhe ato të ditëve të fundit po tregojnë një dështim në pjesëmarrje, pasi në shesh dalin vetëm një grusht militantësh.
Këtë e vërteton fakti se shumica prej tyre dukeshin fytyra të para në çdo protestë tjetër të thirrur nga Berisha, ç’ka tregon se janë thjeshtë ithtarë besnikë të kryedemokratit.
Kjo tregon se Berisha nuk është një person i denjë në sytë e opinionit publik për të qeverisur vendin.
Mungesa e pjesëmarrjes dhe një alternative të denjë ka bërë që Berisha të kërkojë ta marrë vëmendjen përmes dhunës në protesta, duke organizuar grupe të caktuara të rinjsh për të sulmuar institucionet dhe policët.
Në protestën e 10 shkurtit të organizuar nga PD, u hodh një sasi e madhe molotovi e gurësh drejt efektivëve të Policisë, duke dëmtuar 19 prej tyre.






