Sot u nda nga jeta Eleni Arveler (Ελένη Αρβελέρ), një nga historianet më të njohura të studimeve bizantine në Evropë.
Për ne shqiptarët, ajo nuk ishte vetëm një akademike e shquar dhe ish-rektore e University of Paris-Sorbonne, por edhe një zë i rrallë që mbrojti të vërtetën historike për shqiptarët. Arveler e pranoi hapur praninë dhe rolin e shqiptarëve në historinë bizantine dhe ballkanike, duke mos iu shmangur së vërtetës, edhe kur ajo ishte e papërshtatshme për narrativat politike.
Ajo foli me guxim për kontributin dhe vazhdimësinë tonë historike në këto troje.
Ajo u vendos në Paris në vitin 1953 për të vazhduar studimet. Dy vjet pas mbërritjes së saj, ajo u emërua në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore (Francë) (CNRS) dhe në vitin 1964 u bë drejtoreshë e studimeve të Qendrës, ndërsa në vitin 1967 u bë profesoreshë në Sorbonë.
Në vitin 1966 ajo mori doktoraturën ès lettres, me studimin e saj mbi Bizantin dhe detin, botuar nga University Press i Francës.
Ajo shërbeu si drejtoreshë e Qendrës për Historinë dhe Kulturën e Bizantit dhe Arkeologjisë së Krishterë, u bë zv/rektore (1970-1973) dhe në vitin 1976 rektore e Universitetit të Sorbonës.
Ajo është rektorja e parë femër në historinë 700-vjeçare të Universitetit të Sorbonës dhe gruaja e parë në botë që mban një pozicion të tillë në një universitet të njohur ndërkombëtarisht. Atje ajo takoi bashkëshortin e saj, Jacques Arvelier (1918-2010), i cili ishte oficer në Marinën Franceze dhe vinte nga një familje e pasur pariziene. Me Jacques Arvelier ajo pati një vajzë, Marie-Hélène.
Sot, e kujtojmë me respekt dhe mirënjohje për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe
për integritetin e saj akademik. U prehtë në paqe!






