• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj, debat publik me KGJL Sokol Sadushi: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

February 17, 2026
in Aktualitet, Debat

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar ndaj një shkrimi një ditë më parë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, lidhur me standardet e paraburgimit në Shqipëri.

Duke iu referuar konceptit të “filtrit kushtetues e konventor”, Beqaj kërkon transparencë konkrete nga Gjykata e Lartë përmes shifrave: sa rekursë për masën “arrest në burg” janë shqyrtuar vitet e fundit, sa janë pranuar apo rrëzuar dhe cilat kanë qenë arsyet tipike të vendimmarrjes.

Në fokus të reagimit janë edhe vendimet e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në çështjet “Hysa kundër Shqipërisë” dhe “Gëllçi kundër Shqipërisë”, që sipas tij dëshmojnë se standardi konventor duhet të funksionojë realisht brenda sistemit vendas, përpara se të testohet në Strasburg.

Rragimi i plotë i Ilir Beqajt:

“Filtri konventor” matet me shifra

Në media është bërë publik një shënim jo i shkurtër i një figure rëndësishme të drejtësisë shqiptare, zotit Sokol Sadushi, lidhur me situatën e paraburgimit në Shqipëri. Autori i shënimit ka ndarë me publikun ate që e ka quajtur “reflektim parimor”.

Në këtë shënim është edhe “Gjykatat kanë përgjegjësinë të veprojnë si “filtër kushtetues e konventor” në kohë reale. Ato duhet të jenë kërkuese; pa individualizim, pa fakte konkrete dhe pa shqyrtim real të alternativave, paraburgimi nuk mund të jetë zgjidhje e paracaktuar.”

Kështu tingellon bukur. Por zoti Sadushi është

njëherazi edhe kryetari i Gjykatës së Lartë shqiptare.

Meqë personaliteti i drejtësisë, zoti Sokol Sadushi shkruan se çfarë duhet të bëjnë gjykatat, unë si lexues i drejtohem në këtë mënyrë publike zotit Sokol Sadushi, kryetar i Gjykatës së Lartë.

Sa rekurse kunder vendimeve të shkallës së dytë për masë sigurie “arrest në burg” kanë shkuar në Gjykatën e Lartë në 2023, 2024, 2025?

— Sa janë pranuar?

— Sa janë rrëzuar?

— Sa janë kthyer për rishqyrtim?

Në rastet e pranuara, cilat kanë qenë arsyet më tipike?

Mungesë individualizimi? Rreziqe abstrakte? Mosshqyrtim real i alternativave? Apo thjesht probleme procedurale?

Mendoj seriozisht se shifra do t’i bënin shumë mirë debatit. Sepse nëse flasim për standard, barometër, garanci dhe Strasburg, atëherë minimumi është që të dimë sa dhe si funksionon filtri në majë të piramidës së gjyqësorit. Meqë liria është rregulli dhe paraburgimi përjashtimi, do të ishte mirë ta shihnim edhe në shifra se si eshte sjellë Gjykata e Lartë lidhur me këtë çështje qe sipas personalitetit te drejtesise shqiptare, zotit Sokol Sadushi, është “barometër i lirisë personale”.

Në reflektimin e tij, z. Sadushi sjell në vëmendje edhe dy çështje në GJEDNJ (Strasburg): “Hysa kundër Shqipërisë” dhe “Gëllçi kundër Shqipërisë”, ku ëshzë penalizuar shteti shqiptar për mënyrën si është arsyetuar dhe zgjatur paraburgimi. Këto çështje vlejnë pikërisht si kujtesë se “filtri” nuk është figurë letrare, por është mekanizëm real që duhet të funksionojë më së pari këtu, brenda vendit (edhe në godinën në Tiranë ku kryqëzohen rruga Ibrahim Rugova me rrugën Myslym Shyri), përpara se një çështje të përfundojë në Strasburg

Në mbyllje një pyetje e fundit, po aq konkrete: A ka ndonjë vendim njësues të Gjykatës së Lartë, ose ndonjë vendim të Kolegjeve të Bashkuara, që të ketë unifikuar standardin për masat e sigurimit (sidomos për “arrest në burg”), në linjë me kërkesat konventore?

Next Post

“E gjithë Kosova në këmbë”! Thirrje për drejtësi jopolitike: Mijëra qytetarë mblidhen në Prishtinë

Pas investigimit të dyshimtë dhe tendencioz të emisionit “Inside Story” ndaj Armand Frangut, baxhanaku i Edi Ramës reagon në Top Channel: Kam 15 vite që sulmohem politikisht, ndaloni këto veprime dhe përgënjeshtron mashtrimet!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved