Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e pagave të gjyqtarëve, pas padisë së këtyre të fundit, duke vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve.
Kërkesa e gjyqtarëve është pranuar, por Kuvendi duhet të gjejë formulën dhe të bëjë ligj të ri.
Gjykata Kushtetuese vendosi për padinë e gjyqtarëve për pagat, siç raporton gazetarja Anila Hoxha gjykata thekson se ligjvënësi ka diskrecion për referencën e pagave megjithatë në ushtrimin e kësaj kompetence duhet të mbajë parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës.
Gjykata vlerëson se parimet me të cilat duhet të udhëhiqet ligjvënësi, është të ndalojnë uljen edhe pse të fshehur të pagave.
Gjykata Kushtetuese shprehet në vendimin e saj se mbrojtja e Kushtetutës nuk lejon rënie të pagës së drejtpërdrejtë apo të fshehur.
Kushtetuesja thotë se formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike ka pasjellë ulje të fshehur të pagave.
Në këto kushte Kuvendi duhet të sjellë ndryshime për të përshtatur pagat e gjyqtarëve. Gjykata vlerëson se efektet financiare të ligjit të ri duhet të llogaritet nga 2023.
Gjyqtarët kanë kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve ligjore që u bënë për pagën e tyre në vitin 2023 nga qeveria, e cila zbatoi kështu vendimin e një viti më herët të Kushtetutës dhe përcaktoi se rroga e gjyqtarëve do të ishte sa 36% e pagës së Presidentit.
Vendimmarrje e ligjvënësit e cila nuk i ka pëlqyer gjyqtarëve. Sipas tyre kjo llogaritje i ka ulur përfitimet dhe kjo është anti kushtetuese, dhe për këtë kërkojnë një llogaritje tjetër me bazë të Drejtorit të Departamentit të Kryeministrisë.
Për herë të dytë pa kaluar 3 vite gjyqtarët duan një rritje rroge, por që u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.
Shumë gjasa ka që ndryshimet në parlament si ligjvënës nuk do bëhen, sepse parlamenti nuk merr parasysh vendimin gjykatash dhe nuk është i detyruar të zbatoi vendimet e trupës së GJK, pritet ndryshimet e qeverisë dhe vendimi i Ramës.






