Në deklaratën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrojti qëndrimin e tij përballë akuzave, duke theksuar se gjithmonë ka mbështetur drejtësinë dhe themelimin e vetë kësaj gjykate.
Ai u shpreh se është kritikuar për mbështetjen ndaj saj, por shtoi se shpreson që koha të vërtetojë se kishte të drejtë.
Thaçi hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë, duke i cilësuar si të padrejta dhe të pabazuara, ndërsa nënvizoi se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në shërbim dhe mbrojtje të Kosovës, duke kërkuar në fund një vendim të drejtë dhe pafajësi të plotë.
Thaçi në Hagë: Unë jam kritikuar pse e mbështetëm këtë gjykatë. Kritikët thonë se synon kriminalizimin e luftës sot, uroj sinqerisht që koha të dëshmojë se unë kisha të drejtë e ata gabim.
Shumë nga akuzat që kam dëgjuar në këtë sallë, i kam dëgjuar edhe në fushata zgjedhore. Është e dhimbshme që kjo prokurori hedh poshtë SHBA e NATO në këtë gjykatë.
Kjo prokurori pretendon se unë paskem qenë në lajthitje gjakë kohës së luftës, është qesharake.
Kjo prokurori lartëson në qiell dëshmi nga epoka e Miloshevicit. Në Rambuje mbështeta kërkesën që gjykata të hetojë. E mbështeta punën e tyre, asnjë i akuzuar nuk ishte arratisur.
Pas pavarësisë u pajtova që hetimet të mbesin në duart e EULEX. Drejtësia për viktimat nuk mund të ndërtohet duke ndjekur të pafajshmit.
Gjatë gjithë jetës isha në mbrojtje të Kosovës. Sot kam vetëm një lutje që vendimi të jetë në përputshmëri më ligjet e kosovës. I vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë






