Në fjalën e tij në tribunalin e Hagës, Rexhep Selimi kërkon pafajsinë e tij duke iu drejtuar prokurorisë se akuzat nuk i bazon në fakte dhe se po njollos historinë e Kosovës dhe luftën e UÇK-së që kishte si qëllim lirinë.
“Është e 3-ta herë dhe shpresoj të jetë e fundit që marr fjalën në këtë sallë gjyqi. Këto 5 vite nuk kanë qenë të lehta dhe as të parëndësishme për historinë e vendit tonë. Le të shërbejë gjithë kjo si mundësi dhe shans për drejtësinë. Pas gjithë këtyre viteve, ka dhe një element pozitiv, shpresoj se trupi gjykues ta ketë pasur kohen e mjaftueshme për të kuptuar se lufta ka qene e drejtë dhe pretendimet e prokurorisë nuk qëndrojnë. Në fjalën time në prill 2023, thashë se po përballesha me një aktakuzë të pabazuar, sot rrjedha e procesit më ka dhënë të drejtë, akuzat ndaj nesh janë të padrejta.
Unë nuk ma ngriture sot ta mbroj veten time sepse këtë gjë e kanë bërë avokatët e mi, as për t’ju treguar për drejtësinë. Unë jam këtu sot për tu kërkuar nga ju që ta ushtroni drejtësinë. Kanë kaluar 3 vite nga ky proces prokuroria mbështet në akuza që nuk kanë në bazë të vërtetën dhe kanë njollosur një luftë që ishte çlirimtare, prokuroria që në fillim të fjalës përfundimtare, deklaroi se nuk kërkon dënimi ne shtabit të përgjithshëm të UÇK.
Në fakt shënjestër ishte i gjithë shtabi, UÇK dhe në veçanti qëllimi i asaj, që ishte pavarësia, krijoji përshtypjen sikur vetë pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal”, tha Rexhep Selimi.






