• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Flamur Noka e mori për agjent civil dhe e dhunoi, qytetari e kallëzon pas sulmit të dhunshëm në protestë

February 21, 2026
in Aktualitet, Dosja X

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, dhe eksponentë të tjerë të PD u përfshinë mbrëmë në një konflikt të dhunshëm me dy persona të cilët ata i identifikuan si agjentë civil të policisë. Por në fakt, njëri prej tyre, Tetem Toraj, ishte thjesht një qytetar, i cili po mbrëmë ka bërë dhe kallëzim ndaj Nokës.

Ndërsa në një postim në Facebook bashkë me videon e ngjarjes, deputeti Xhelal Mziu i identifikon dhe me emër duke shkruar se “nuk do harrohen këta dy zagarët e gjahut të Prodës dhe Ramës dhe të tjerë si këta që marrin zvarrë qytetarët në rrugët e Tiranës”.

Por ndërsa Krenar Metaj rezulton të jetë agjent i Komisariatit 1, Tetem Toraj në të kundërt, është një qytetar që ka një biznes privat, por që u përfshi rastësisht në konfliktin pranë Xhamisë së Namazgjasë me deputetët e Partisë Demokratike.

Toraj, i cili ka njohje dhe është bashkëfshatar i agjentit, e ka takuar rastësisht këtë të fundit pranë biznesit të tij dhe i ka folur për ta përshëndetur. Aty kanë qëndruar për disa momente duke folur me njëri-tjetrin, kur janë konstatuar nga deputetët PD-së, të cilët kanë nisur menjëherë t’i sulmojnë, fillimisht në mënyrë verbale dhe më pas edhe fizikisht.

Në pamjet e xhiruara nga Report Tv në momentin e konfliktit, Tetem Toraj, dallohet qartë që nuk është pjesë e konfliktit, por tenton të ndajë sherrin mes palëve.

Edhe në këtë pikë, deputetët vijojnë duke e shtyrë dhe goditur gjithë kohës.

Totem Toraj ka bërë kallëzim ndaj deputetit Flamur Noka mbrëmjen e djeshme, pas incidentit.

I kontaktuar nga Report Tv, ai thotë se ka pasur kontakt me deputetë të PD-së që mbrëmë në Komisariatin nr. 1, dhe u ka thënë që t’i kërkojnë falje publike, përndryshe do i kallëzonte penalisht. Sipas tij, të vetmen përgjigje që ka marrë, nga deputetët, ka qenë shprehja ironike se “je bërë VIP”.

Në këto kushte ka bërë kallëzim në polici, duke treguar rrethanat e ngjarjes, nga momenti i takimit me agjentin që e njihte, deri te sherri që tentoi të ndalonte dhe shtyrjet që Noka ka bërë ndaj tij. Ai thotë se nuk është polic, merret me punët e tij dhe nuk ka lidhje me asnjë parti politike.

Next Post

Ish ministri publikon skandalin e paprecedent: Gjyqtarët po shantazhohen me materialet e SPAK, ky është krim i organizuar

VIDEO/ Strukturat anti-terror dhe SPAK duhet të bëjnë detyrën! Zbulim brënda selisë së PD i fabrikës së molotovëve ekstra, vepër e rëndë penale

Grabitja e shekullit! Kush janë dy tropojanët që “shokuan” Anglinë, si u vodhën 53 mln Paund pa u gjetur asnjë gjurmë?!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved