• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, February 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Pazari me Berishën / Alimehmeti kandidat për Bashkinë e Tiranës në 2027 në këmbim të braktisjes së lëvizjes së Salianjit

February 23, 2026
in Aktualitet

Aksioni politik kombëtar i Ervin Salianjit me natyrë foltoreje, me sallat e mbushura në Durrës, Gjirokastër dhe qytete të tjera, ka trazuar Sali Berishën, i cili nisi me shpejtësi lëvizjet për të goditur çdo rrezik që i kanoset ndërrmarrjes me natyrë familjare, Partisë Demokratike. Berisha piketoi menjëherë duke i joshur dhe shkëputur nga lëvizja e Salianjit dy eksponentë kryesorë, Ilir Alimehmetin dhe Aulon Kalanë.

Prapaskena mëson se Berisha ka thirrur secilin në zyrë, duke u ofruar pazar në këmbim të largimit nga Salianji. Sipas burimeve, Ilir Alimehmetit i ka ofruar propozimin si kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës në vitin 2027, ndërsa Kalasë propozimin si kandidat i PD-së për Bashkinë e Krujës. Po sipas burimeve, Alimehmeti dhe Kalaja kanë pranuar ofertën e Berishës, ndërsa kanë deklaruar në formë përbetimi para tij se nuk do të shkelin më në zyrën e Salianjit dhe nuk do të shfaqen në foltoret e ardhshme.

Ilir Alimehmeti mori pjesë dhe madje mbajti një fjalim në takimin e organizuar nga Salianji në Durrës. Në foltoren e Durrësit mori pjesë edhe Kandidati për deputet nga rradhët e PD Aulon Kalaja, ndonëse nuk ishte protagonist si Alimehmeti.

“Në Durrës në foltoren e mbledhur nga Salianji, ku isha edhe unë prezent, kam parë njerëz dhe kishte interes në raport me çfarë po ndodhte. Njerëz të pakënaqur nga PD dhe njerëz që kishin dëshirë të flisnin. E gjithë kjo lëvizje është e mirë për PD që ta shkundë dhe ajo të dalë si një forcë fituese“, tha Kalaja pas takimit.

Ndërkaq, Alimehmeti dhe Kalaja nuk ishin pjesë në takimin e Salianjit në Gjirokastër. Ata nuk morën më pjesë as në takimet e tjera të zhvilluara nga Salianji. Mungesa e tyre duket se reflekton pikërisht pazarin e arritur në zyrën e Berishës. Berisha po vëzhgon takimet e tjera të Salianjit, duke pikasur personazhe me impakt me bazë, për t’i thirrur më pas në zyrë.

Next Post

Lidhjet e Belind Këlliçit me Portin e Durrësit, Albgaz dhe Institutin e Ndërtimit

Dritan Hila: Përveç Flamurit, të gjithë duan që Berisha të vdesë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved