• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Republika e Paraburgimit”!

February 24, 2026
in Blog

Nga Baton Haxhiu

Si përkthehet teoria e Foreign Affairs në realitetin e Dumanit, Brahajt, Krajës dhe Bamit

E lexova një analizë të gjatë në revistën e njohur Foreign Affairs, (How Western Anticorruption Policy Is Failing Ukraine”, apo ne shqip, “Si po dështon politika perëndimore kundër korrupsionit në Ukrainë”), autorët argumentojnë mbi politikat perëndimore kundër korrupsionit dhe, teksa e mbyllja faqen e fundit, mendova se ajo që përshkruhej për Ukrainën, për Italinë dhe për dështimet strukturore të strategjive të ashpra penale kishte një ngjashmëri shqetësuese me atë që po ndodh sot në Shqipëri. Në atë analizë shkruhet se rrënja e dështimit të përpjekjeve perëndimore kundër korrupsionit qëndron te “besimi i gabuar se çelësi i ndryshimit janë politikanët individualë dhe jo institucionet”. Më tej thuhet se politikat kanë dështuar sepse janë fokusuar në fuqizimin e strukturave kundërshtuese dhe jo në ndërtimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me shtetin, dhe përfundimi është i qartë, lufta efektive kundër korrupsionit duhet të përqendrohet në ndryshimet strukturore dhe në reduktimin e stimujve sistemikë për korrupsion, jo në prodhimin e arrestimeve simbolike.

Dhe ndërsa e lexoja, nuk mendoja për teori abstrakte. Mendoja për emra konkretë. Për mënyrën se si filozofia e ashpërsisë përkthehet në praktikë nga drejtues të prokurorisë speciale si Altin Dumani, nga struktura që sot drejtohen nga Klodian Braho, nga figura si Arben Kraja, dhe nga gjyqtarë si Erjon Bani që e kthejnë kërkesën në standard. Sepse analiza e revistës nuk flet për vende të largëta. Ajo flet për modelin. Dhe modeli ka fytyra që përmenda më lartë dhe do kthehem edhe njëherë në fund.

Dhe pikërisht aty, pasi e lexova, më lindi nevoja të them diçka për modelin tonë në drjtësinë shqiptare, për mënyrën se si po funksionon sot drejtësia speciale, për mënyrën se si paraburgimi është kthyer në instrument standard dhe për mënyrën se si gjykatat, që duhej të ishin filtër profesional, Bami dhe të tjerët shpesh duken si noterë të një ashpërsie që tashmë është bërë kulturë.

Analiza e revistës e përshkruan qartë se obsesioni me figurën individuale e zhvendos luftën kundër korrupsionit nga reforma institucionale te spektakli penal. Ajo paralajmëron se kur suksesi matet me arrestimin e figurave të larta dhe jo me ndërtimin e strukturave të qëndrueshme, atëherë politika kundër korrupsionit prodhon destabilizim dhe jo reformë. Duke e lexuar këtë, është e vështirë të mos mendosh për kontekstin shqiptar.

Artan Grubi, ish zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, akuzohet për abuzim me rreth tetë milionë euro. U arrestua, u mor në pyetje, u vendos në arrest shtëpiak. Edhe pse kishte precedent arratisjeje dhe për një vit nuk u kthye në vend, masa e sigurisë u konsiderua e mjaftueshme për të garantuar hetimin pa e shndërruar procesin në ndëshkim paraprak. Kjo u quajt proporcionalitet. Në Shqipëri tabloja është tjetër. Paraburgimi është zgjedhje e parë. Sali Berisha, një vit. Ilir Meta dy vite. Erion Veliaj një vit e gjysmë. Ilir Beqaj i harruar në qeli. Para vendimit përfundimtar. Para shpalljes së fajësisë. Dhe ndërkohë mesazhet private, fragmentet e përgjimeve, publikohen për të ndërtuar narrativë morale përpara se gjykata të flasë.

Në analizë thuhet se politikat kundër korrupsionit kanë dështuar sepse janë fokusuar në ndëshkime individuale pa ndërtuar kapacitete institucionale. Thuhet se fuqizimi i strukturave antagoniste ndaj shtetit krijon konflikt permanent dhe jo stabilitet institucional. Dhe në këtë kontekst është e vështirë të mos shihet se si modeli i ashpërsisë demonstrative po zë vend edhe tek ne.

Në demokraci paraburgimi është masë e jashtëzakonshme, e përkohshme, proporcionale. Kur bëhet normë, ai humb karakterin mbrojtës dhe merr funksion ndëshkues. Në literaturë përshkruhet si paraburgim me funksion penal para vendimit. Në praktikë, ai bëhet mjet presioni. Dhe kur presioni bëhet sistem, drejtësia fillon të prodhojë frikë në vend të besimit.

Italia gjatë “Mani Pulite” e përjetoi këtë. Prokurorë si Antonio Di Pietro u kthyen në simbole morale, ndërsa filozofë si Norberto Bobbio paralajmëronin se zhvendosja e pushtetit drejt prokurorisë rrezikonte ekuilibrin institucional. U prodhuan mijëra hetime dhe arrestime, por korrupsioni nuk u zhduk. Ai u transformua. Elitat u zëvendësuan, por struktura e sistemit mbeti e brishtë.

Në analizën që lexova theksohet se politika perëndimore duhet të fokusohet në ndërtimin e institucioneve dhe në reduktimin e stimujve për korrupsion, jo në spektaklin penal. Ajo thekson se ndëshkimi simbolik i individëve nuk krijon domosdoshmërisht shtet funksional. Kjo është pikërisht pika ku duhet parë me qetësi realiteti shqiptar.

Kur paraburgimi i zgjatur bëhet normë, kur gjykatat aprovojnë mekanikisht kërkesat e prokurorisë, kur mesazhet përdoren për të ndërtuar gjykim moral para vendimit, profesionalizmi zëvendësohet nga demonstrimi. Një sistem i fortë nuk ka nevojë për kohëzgjatje paraburgimi për të treguar autoritet. Ai ka nevojë për dënime të qëndrueshme, për procese të balancuara dhe për reforma strukturore që reduktojnë vetë mundësinë e korrupsionit.

Republika e paraburgimit nuk është forcë. Është simptomë e një sistemi që e ka ngatërruar ashpërsinë me profesionalizmin. Dhe nëse, siç shkruhet në analizë, gabimi perëndimor është fokusimi te individi dhe jo te institucioni, atëherë ne duhet të pyesim me seriozitet nëse po ndërtojmë strukturë apo po ndërtojmë spektakël.

Sepse në fund sistemi ka fytyra. Ka drejtues të prokurorisë speciale, si Altin Dumani më parë që përfaqësonte filozofinë e ashpërsisë maksimale. Dhe Braho që po duket se ka ambicien e njëjtë.

Ka drejtues të strukturave hetimore, si Arben Kraja apo pasuesit e tij, që e kanë konceptuar suksesin si përshkallëzim penal. Ka edhe drejtues të Gjykatës së Posaçme, si Erjon Bani, që me vendimet e tyre e shndërrojnë kërkesën në normë dhe normën në praktikë.

Pyetja nuk është nëse ata janë të ndershëm apo jo. Pyetja është tjetër. Ku është kultura e proporcionalitetit. Ku është kultura e kufizimit të pushtetit penal. Ku është kultura e dyshimit profesional që e ndalon gjyqtarin të jetë thjesht aprovues i kërkesës së prokurorit.

Sepse drejtësia nuk matet me numrin e paraburgimeve, por me aftësinë për të mos i bërë ato të panevojshme. Dhe nëse kjo kulturë mungon, atëherë republika e paraburgimit nuk është më metaforë. Është model.

Next Post

Bashkim Ulaj bankomat i Berishës, lidhjet korruptive, ja pse Doktori nuk flet për protestën e Rjollit, përfitoi apartamente, zyra dhe para me çanta nga oligarku

Ndaloni shkatërrimin e Shkumbinit, pasojat do të jenë shumë të rënda!

Katër kompani që ndertojnë rrugën e re të Librazhdit kanë leje për të marr inerte në shtratin e lumit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved