• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Paradoksi i lokalit “Juvenilja” në Tiranë: Mes Listës së Zezë amerikane dhe statujës në bronz të Kadaresë

February 25, 2026
in Blog

Nga Migena Aleksi

Në Tiranë, nuk është e pazakontë që mesazhe krejt të kundërta të përplasen në mënyra të paparashikueshme. Këtë herë bëhet fjalë për restorant “Juvenilja” te Parku i Madh i Liqenit, një vend që sot mban dy etiketa në ekstreme të ndrtyshme: Atë të një vendi “të ndaluar” për diplomatët amerikanë dhe atë të një “tempulli” për adhuruesit e Ismail Kadaresë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, përmes një njoftimi sigurie të Ambasadës në Tiranë, u ka kërkuar shtetasve dhe personelit të saj të shmangin disa biznese specifike në kryeqytet. Mes tyre është emri i lokalit “Juvenilja” i njohur si piceri dhe restorant.

Edhe pse teknikisht nuk bëhet fjalë për një shpallje “Non Grata” në nivelin e sanksioneve politike, ky paralajmërim administrativ (Security Alert) është një goditje e fortë për reputacionin e çdo biznesi. Arsyet e sakta rrallë bëhen publike, por ato zakonisht lidhen me vlerësimet e inteligjencës amerikane mbi sigurinë dhe integritetin e biznesit.

​Pikërisht në këtë ambient, i cili për amerikanët konsiderohet “zonë e ndaluar”, Ismail Kadare kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Për gjeniun e letrave shqipe, “Juvenilja” ishte një zgjatim i zyrës së tij. Aty ai pinte kafen e mëngjesit, takonte botuesin e tij Bujar Hudhri dhe priste vizitorë.

Duket vërtetë ironike që njeriu që për dekada ishte ura kryesore lidhëse e kulturës shqiptare me Perëndimin, ka tashmë një statujë në bronz pikërisht në një vend që siguria amerikane e ka vënë në shënjestër.

Përjetësimi në Bronz

Në janar të këti, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit (i cili u nda nga jeta në korrik 2024), në këtë lokal është vendosur një shtatore bronzi. Skulptura, e ideuar nga aktori Timo Flloko dhe e realizuar nga Henri Nimami, e paraqet Kadarenë ulur në tavolinën e tij të preferuar, me librin dhe kafen përpara.

Tashmë, çdo turist apo qytetar që viziton Parkun e Liqenit, përballet me këtë kontrast. Mesazhi i SHBA: “Mos hyni në këtë biznes”. ​Mesazhi tjetër: “Këtu ulej gjeniu i kombit”. Një kujtesë e ftohtë që rregullat e sigurisë nuk bëjnë përjashtime, as për historinë./Dita

Next Post

“Tërmeti me magnitudë 4.3 në Belsh”, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Shembja e rrugës në Librazhd - Rama ndan pamje nga Portugalia: Mirë opozita portugeze është në gjumë, por s’po e denoncojnë as këta tanët në SPAK

ILD dhe Metani me dy fytyra ! Fjeti për Olsi Dadon, ujk për Irena Gjokë në dispozicion të Berishës: Fillon hetimin ndaj saj me ankesën dhe iniciativën e Adriana Kalas...jo të Berishës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved