• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Rama “lumë” kritikash drejtësisë: Nuk e prekim pavarësinë por do koregjojmë “çmendurinë”! Ja 7 çështjet për të cilat do të ndërhyjmë, marrim “ok” nga KE

February 26, 2026
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama adresoi një sërë kritikash në drejtim të reformës në drejtësi, në fjalimin 1 orë e 40 minuta që mbajti përballë Grupit Parlamentar të PS. Duke e quajtur drejtësinë e re si investimin më të madh strategjik që PS ka bërë për brezat e ardhshëm, shefi i qeverisë paralajmëroi ndërhyrje në reformë, por siç tha si, pa prekur pavarësinë e SPAK dhe GJKKO, për të cilat tha se sikur “100 herë të kthehej mbrapsht, 100 herë do zgjidhte reformën në drejtësi me të gjitha të mirat e të këqijat e ardhura prej saj”.

Kryeministri Edi Rama renditi 7 çështjet në të cilat pritet ndërhyrja, gjithmonë në konsultim me ekspertët më të mirë europianë dhe me miratimin e KE.

“Pavarësia e gjyqësorit nuk preket, vetëm forcohet. SPAK nuk preket, vetëm mbështetet. Hapa përpara po, pa asnjë diskutim.Politika penale, procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rivijëzimi i kufijve mes çështjeve penale dhe atyre administrative që janë bërë si ato vizat e bardha që kanë vetëm namin, por jo nishanin dhe natyrisht në radhën më të parë ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë, jo vetëm si një parim universal i lirisë dhe të drejtave të njeriut në një rend demokratik, por edhe si një domosdoshmëri shoqërore për një vend si yni i cili ka dalë nga një traumë dehumanizimi si ajo e diktaturës së prokurorëve dhe gjykatësve të kohës së komunizmit pasojat e të cilës luajnë ende sot rolin e tyre dhe në jetën e sotme institucionale të vendit, janë çështjet tona në radhë të parë. Janë përgjegjësia jonë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk zbuloi ende se çfarë qëndrimi do të mbajnë për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, për të cilën tha se do të flasë pasi të njihet me raportin e Këshillit të Mandateve. Vetë zv.kryeministrja Balluku nuk i është bashkuar mbledhjes, ndërsa raporti i PS për imunitetin e Ballukut do të lexohet nga Ulsi Manja në fund të mbledhjes së grupit.

‘Nuk e prekim SPAK dhe GJKKO’, Rama tregon 7 çështjet për të cilat do të ndërhyhet në reformën në drejtësi

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama garantoi se nuk do ta prekin pavarësinë e SPAK dhe GJKKO, por ai renditi gjithçka po bëhet për ndryshimin e ligjeve të drejtësisë, nën asistencën e ekspertëve të më të mirë ndërkombëtarë.

“Të gjithë ne këtu do ta mbajmë shumë fort parasysh beben përpara sesa të derdhim ujin e pistë, që do ta derdhim sepse reforma në drejtësi është një investim strategjik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, për një ndryshim të pakthyeshëm historik me plot kuptimin e fjalës si pavarësimi i drejtësisë dhe çdo diskutim, reflektim apo vendim i yni si ligjvënës që zotërojmë, jo rastësisht. Thonë që kur populli zgjedh, populli ndjen dhe është ajo që populli ndjen që shtyn rezultatin në drejtime ta caktuara që nganjëherë befasojnë të gjithë ata që i shikojnë gjërat nga lart dhe jo nga poshtë siç i sheh njeriu i zakonshëm.

Ne si zotërues të kësaj shumice të cilësuar në lidhje me sistemin e drejtësisë duhet të udhëhiqemi nga kjo e vërtetë e madhe dhe duhet t’i shërbejmë vetëm kësaj të vërtete të madhe. Drejtësia e pavarur është investimi më i madh i Partisë Socialiste për të gjithë brezat që vijnë. Asnjë hap mbrapa.

Pavarësia e gjyqësorit nuk preket, vetëm forcohet.

SPAK nuk preket, vetëm mbështetet. Hapa përpara po, pa asnjë diskutim.
Politika penale, procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rivijëzimi i kufijve mes çështjeve penale dhe atyre administrative që janë bërë si ato vizat e bardha që kanë vetëm namin, por jo nishanin dhe natyrisht në radhën më të parë ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë, jo vetëm si një parim universal i lirisë dhe të drejtave të njeriut në një rend demokratik, por edhe si një domosdoshmëri shoqërore për një vend si yni i cili ka dalë nga një traumë dehumanizimi si ajo e diktaturës së prokurorëve dhe gjykatësve të kohës së komunizmit pasojat e të cilës luajnë ende sot rolin e tyre dhe në jetën e sotme institucionale të vendit, janë çështjet tona në radhë të parë. Janë përgjegjësia jonë!

Ata 58% shqiptarë dhe shqiptare që rrinë nëpër burgje pa gjyq janë çështja jonë dhe janë përgjegjësia jonë. Ai numër rrëqethës që e vendos Shqipërinë të parafundit gjysmë hapi para Rusisë për raportin mes dënimeve dhe pafajësimeve është çështja jonë, është përgjegjësia jonë dhe këto nuk na i merr dot askush. Këto nuk ia delegojmë dot askujt dhe për këto duhet t’i përgjigjemi ne në radhë të parë gjithkujt.

Është një tematikë e vetëvendosur në rendin tonë në ditës. Prandaj jemi angazhuar si fillim me ministritë e Drejtësisë së Italisë dhe të Francës. Na kanë vënë në dispozicion një rrjet ekspertesh më të mirët që ata kanë në fushën e politikë penale dhe të proceduarve penale me Këshillin e Europës që po ashtu na ka vënë në dispozicion ekspertët e vetë për të hartuar një dokument ndryshimesh lidhur me procedurat penale të cilën natyrisht do ta konsultojmë edhe me Komisionin Europian.

Edhe draftin e ri të Kodit Penal, një punë kolosale e një grupi ekspertësh të pavarur nën udhëheqjen e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, profesor Arben Rakipi pasi u reflektua prej grupit edhe një lumë vërejtjesh të nxjerra nga konsultimi publik, e kemi ndarë së bashku me ata që thashë, me mbështetjen e këtyre mistrive si dhe qeverisë së Holandës, e cila na ka vënë bujarisht një ekspert me shumë përvojë.”, tha Rama.

Next Post

Opozita, kryesuar nga një plak me "dërrasa mangut" që tërheq zvarrë qytetarët për të dëmtuar imazhin e vendit

Katër varre të vrarësh ende në kërkim të drejtësisë! Rama pyet SPAK për 21 janarin: Pse nuk ka ngutje për të ngritur akuzë por e fsheh në sirare këtë krim të rëndë dhe vrapon pas hallit të tendërhumbësave?

Presion gjyqësorit? Rama: Mua më ktheheni me deklarata nevrastenikësh! Berisha i'a lexon çdo ditë librin e shtëpisë prokurorit të SPAK dhe gjyqtares por... rrini "squk"!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved