• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Katër varre të vrarësh ende në kërkim të drejtësisë! Rama pyet SPAK për 21 janarin: Pse nuk ka ngutje për të ngritur akuzë por e fsheh në sirare këtë krim të rëndë dhe vrapon pas hallit të tendërhumbësave?

February 26, 2026
in Aktualitet, Debat

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se sa më shumë qëndron socialistët qëndrojnë në qeveri, aq më shumë korrupsion ka. Ndalur në shifra, Rama tha se SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion asnje e vërtetuar dhe e dënuar, 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë. Kryeministri shtoi se 85% e këtyre rasteve i përkasin 2 mandateve të para, shenjë që sipas tij tregon qartë që korrupsioni po luftohet. Por, kreu i qeverisë i kujtoi SPAK hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, duke ngritur pyetjen pse nuk ka ngut për të ngritur akuzë në një kohë kur 4 varre të vrarësh po presin ende drejtësi.

“Mua më duket sikur nuk shkon që sa më shumë u luftonka korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska. Për më tepër për të dhënë për ata që na kanë zgjedhur, një pasqyrë për të parë realitetin, në historinë e SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion. 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë. Flas akuza, nuk flas dënime, tani çfarë është e rëndësishme në këto të dhëna. 85% e rasteve i përkasin mandatit të parë dhe të dytë. Një logjikë e thjeshtë të thotë se nuk është se sa më shumë ne rrimë në qeveri ka korrupsion, po sa më shumë që ne jemi në qeveri, aq më shumë luftohet me korrupsionin.

Aq më shumë janë edhe rastet të cilat dalin nga varret e të shkuarës, përtej paradoksit dhe nuk rri pa e thënë jashtë tekstit, që 4 varre të vrarësh, janë ende në kërkim të drejtësisë, por nuk ka ngut për të bërë kontrolle banesash, që s’ka nevojë të bëhen në këtë rast, as për të ngritur akuzë për arsye që gjithkush mund ti marrë me mend, por ne nuk i dimë faktikisht se cilat janë. Fakt tjetër është që Shqipëria renditet nga KE, në endin e parë në rajon për integritetin e prokurimeve publike”, tha Rama.

Next Post

Presion gjyqësorit? Rama: Mua më ktheheni me deklarata nevrastenikësh! Berisha i'a lexon çdo ditë librin e shtëpisë prokurorit të SPAK dhe gjyqtares por... rrini "squk"!

Turpi i Greqisë hidrauliku eurodeputet Fredi Beleri kundër Shqipërisë në prezantimin e draft-raportit në PE

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved