Tabare Vazquez nuk mund ta ndihmojë por dëshiron ta mirëpret Antoine Griezmann dhe ta ftojë atë në vendin e tij në fund të vitit.
I sapo kurorëzuar kampion bote, i cili ka shumë miq dhe shokë të Uruguait në Atletico Madrid, kishte marrë një vendim interesant duke mbajtur flamurin e Uruguait gjatë konferencës për shtyp pas fitores në Botëror.
“Dëshirojë ta falënderojë atë për gjestin që bëri me flamurin ton në konferencën për shtyp në Moskë”, ka shkruar presidenti i Uruguait, Vazquez në një letër zyrtare.
Ftesa vjen pasi atij i kishin bërë ftesë që ta vizitojë vendin amerikano-jugorë edhe Carlos Bueno, Diego Godin, dhe disa të tjerë, e tani Vazquez vendosi personalisht që ta ftojë yllin francez.
“Do të ishte nder që ta mirëpres atë dhe ta falënderoi atë personalisht”, shkruhet në letër.
Po ashtu dua ta urojë presidentin e Francës Emmanuel Macron, popullin e Francës dhe të gjithë që ishin në kombëtaren e Francës, shkruan tutje Vazquez, i cili është i involvuar edhe në çështje futbollistike në vendin e tij, i cili gjithmonë lavdëron vlerat unifikuese të futbollit.
“Me shpresën që futbolli është një sport që unifikon kombe në një mënyrë shumë speciale dhe kolektive, besoj që ne do të vazhdojmë që të forcojmë këtë lidhje që bashkon Uruguain dhe Francën”, konkludon ai në fund të letrës.