• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 27, 2026
in Debat

Në një analizë teknike për situatën e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, inxhinieri Romeo Nazarko, i ftuar në Dritare TV, ka hedhur dritë mbi shkaqet reale të shembjes së fundit në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.
Nazarko nuk u ndal vetëm te incidenti i fundit që ka izoluar juglindjen e vendit, por bëri një skaner të plotë të problemeve me rruget, duke nisur nga licencimet fiktive të inxhinierëve, abuzimet me materialet e ndërtimit, e deri te sabotimi gjeopolitik i mundshëm i Korridorit 8.

Sipas inxhinierit Nazarko, shembja e aksit Prrenjas-Librazhd nuk është një aksident natyror i izoluar, por pasojë e një zinxhiri gabimesh njerëzore dhe neglizhencash institucionale. Ai shpjegoi se ndërhyrjet pa kriter në shtratin e lumit Shkumbin për marrjen e inerteve kanë luajtur një rol kyç në destabilizimin e zonës. “Lumi apo deti atë që ti ia merr, do ta marrë mbrapsht,” theksoi ai, duke ilustruar se si gërryerja e shtratit të lumit ka krijuar boshllëqe që natyra është përpjekur t’i mbushë, duke tërhequr me vete dherat dhe rrjedhimisht edhe strukturat mbajtëse të rrugës. Për më tepër, ai ngriti pikëpyetje serioze mbi cilësinë e studimeve gjeologjike, duke sugjeruar se shpesh ato bëhen nga zyra, duke u bazuar në harta të vjetra ose Google Maps, pa kryer shpimet e nevojshme në terren për të kuptuar dinamikën e ujërave nëntokësore. Një tjetër pikë kritike e ngritur gjatë intervistës ishte cilësia e punimeve dhe mungesa e mbikëqyrjes reale. Nazarko denoncoi fenomenin e “inxhinierëve me qira”, ku kompani ndërtimi përdorin licencat e inxhinierëve që nuk shkelin kurrë në kantier, ndërsa punimet drejtohen nga brigadierë të pakualifikuar.

Ai theksoi se muret mbajtëse të tipit “teramesh”, të cilat u shembën, ishin kthyer në mure dekorative për shkak të mungesës së hekurit dhe përdorimit të çimentos së papërshtatshme për zona me lagështi të lartë. “Nëna Natyrë është kolaudatori më i madh në Shqipëri,” deklaroi ai me ironi, duke nënkuptuar se vetëm fenomenet natyrore po zbulojnë cilësinë e dobët të rrugëve, aty ku inspektoratet shtetërore dështojnë. Përtej aspektit teknik, inxhinieri Nazarko paralajmëroi për pasojat e rënda ekonomike dhe gjeopolitike.

Bllokimi i këtij aksi nuk dëmton vetëm turizmin në zonën e Korçës dhe Kolonjës, por cënon rëndë imazhin e Shqipërisë si një nyje strategjike për Korridorin 8. Ai shpjegoi me detaje në hartë se si Korridori 8 sfumon rëndësinë e korridoreve konkurruese që kalojnë nga Greqia (Korridori 4) dhe Serbia (Korridori 10), duke e bërë Shqipërinë portën kryesore të hyrjes për mallrat nga Deti i Zi drejt Italisë. Sipas tij, çdo vonesë ose dështim në këtë aks ushqen skepticizmin e partnerëve ndërkombëtarë dhe rrezikon financimet e Bashkimit Europian, duke luajtur kështu në favor të fqinjëve që nuk e duan fuqizimin logjistik të Shqipërisë.

Në përfundim, inxhinieri bëri thirrje për krijimin e Urdhrit të Inxhinierit për të rregulluar tregun dhe për të larguar inkompetencën, si dhe kërkoi një mobilizim total të shtetit për të zgjidhur emergjencën e krijuar, e cila po i kushton vendit miliona euro humbje në logjistikë dhe turizëm.

Next Post

Kur komiku Flamur Noka merret me marrëzira FB-je

E pabesueshme! Beleri përshëndet ministrin e jashtëm të Ramës: Diplomat i nderuar në Bruksel, të lejohet të bëjë punën

Zbulohet mesazhi i Ramës për Ballukun para largimit të saj nga Qeveria: Doni apo nuk doni ju, është e vështirë...

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved