Nuk ka gjë më acaruese se t’i çosh mesazhe personit të gabuar, aq më tepër kur i dërgon një foto nudo në Snapchat. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të flirtuar me njerëz të panjohur, por nëse jeni i martuar ky do jetë një problem gjigant.
Një histori e pazakontë i ka ndodhur një burri të martuar. Ai i dërgoi aksidentalisht një foto të tijën nudo, shoqes së gruas së tij. Pasi ajo e pa foton, vendosi t’i dërgonte një foto të sajën nudo pa i treguar se kush ishte në të vërtetë.
Ai vazhdoi lojën duke kujtuar se po ia dërgonte gruas së tij e kështu i çoi edhe një tjetër nudo. Ky ishte momenti kur vajza vendosi t’i tregonte shoqes së saj se bashkëshorti i saj po i dërgonte foto nudo.
Padyshim që gruaja e burrit qejfli nuk e priti mirë, por arriti të mashtrohej nga shoqja e saj e cila e gënjeu. Në fakt burri nuk kishte dijeni se po ia dërgonte fotot nudo shoqes së bashkëshortes së tij.