Sipas raporteve të para, shumica e të plagosurve ishin pasagjerë që ndodheshin në bord të tramvajit, një mjet që kishte hyrë në shërbim vetëm disa javë më parë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 16:00 në viale Vittorio Veneto. Tramvaji ishte në lëvizje nga piazza Repubblica drejt Porta Venezia.
Në vendngjarje po ndërhyjnë ambulancat për të ndihmuar personat që janë plagosur nga tranvaji.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin.





