• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fati i Erion Veliajt në dorën e “Shvejkut të drejtësisë” Ëngjëllushe Tahiri dhe të Alma Kodraliut e Rudina Pallojit

February 28, 2026
in Aktualitet, Debat

Është caktuar pas hedhjes së shortit, treshja e gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Por kush është Ëngjëllushe Tahiri? Ajo është duke gjykuar edhe dosjen ‘Plumbi i Artë’ por Edi Rama e ka quajtur Shvejku i drejtësisë i zhgënjyer pasi Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, të depozituar plot shtatë vite më parë.

Rama nuk kurseu as ironinë ndaj gjyqtares që mori vendimin, Ëngjëllushe Tahiri, duke e etiketuar atë si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë.

Rama tha se konkluzionet e gjyqtares për të rrëzuar padinë për shpifje – se deklaratat e Bashës “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj Ramës në publik – është jo për të qarë, por për të vajtuar.

Kreu i qeverisë e shfrytëzoi këtë rast për të theksuar kundërshtimin që i bëri kërkesës së Unionit të Gjykatësve një ditë më parë, pasi kërkuan rritje të pagës me 700 euro.

Në fund të reagimit të tij, Rama thotë se nuk është “halli i tij”, por “si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo”.

Ëngjëllushe Tahiri është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2023.

Ajo ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë. Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa Rudina Palloj, e cilësuar si gjyqtare e dosjeve ‘big’, po gjykon aferën ‘Partizani’, ku është i përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha.

Palloj ka pasur edhe çështje të tjera të rëndësishme në dorë si inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, “Toyota Auris” me dënimin e ish kreut të prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, lënia në burg për SASPAC e ish ministrit Beqaj apo edhe çështje të krimit të organizuar si vrasja e Vajdin Lames dhe dosja e trafikut të drogës nga Kolumbia.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste dhe akuzohet për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
EMRAT E PERSONAVE QË KANË KALUAR PËR GJYKIM
Erion Veliaj
Elman Abule
Gentian Sula
Fatmir Bektashi
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Mirton Lika
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Frosina Bollo
Valmir Xoxa
Adela Kondakçiu
Klotilda Bushka
Flutur Xhani
Fatjon Baci

SHOQËRITË QË KANË KALUAR PËR GJYKIM
“Rametal” shpk,
“Agi Kons” shpk
“Kontakt” shpk
“Palushi” shpk
“Fusha” shpk
“Gerard-A”
“Lani” shpk
OJF “Eventus”
OJF “Muza”
OJF “BYL-A”
OJF “Frobolous”
OJF “Harabel”

Next Post

VKM/ Rehabilitim i sheshit 'Nënë Tereza', do ndërtohet Muze Arkeologjik dhe parkim nëntokësor

Investim 4.4 milion euro për menaxhimin e mbetjeve në landfillin e Bajkajt, Rama: Zgjidhje afatgjatë për 12 bashki në Gjirokastër dhe Vlorë-Jug!

VIDEO/ Spektakël në det: Foka e rrallë shfaqet në ujërat e Sazanit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved