Një shitës, të cilin e kishte zënë gjumi në krye të detyrës, është tmerruar kur u zgjua dhe kuptoi se po e grabisnin.
Me shumë gjasa hajduti hyri për të blerë, pasi dallohet se është edhe me shapka, por kur ka parë që shitësi ishte në gjumë vendosi që të përfitonte nga ky moment. Pasi vuri re se edhe sirtari me paratë ishte i hapur, ai u zgjat që ta merrte, por fatkeqësisht i shpëtoi nga dora dhe i ra në tokë.
Zhurma e shkaktuar zgjoi shitësin që i tmerruar fillimisht nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte, por ka nxituar të marrë një shpatë që e mbante aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në një qytet Indonesian rreth orës 04:30 të mëngjesit me orën lokale më 1 nëntor të këtij viti.
Fatmirësisht shitësi ia hodhi pa dëme kësaj here dhe e sigurt është se nuk do e zërë më gjumi në krye të detyrës.