Jeta e pazakontë e motrave të nderit në Kaliforni bazohet në kultivim dhe kujdes ndaj fidanëve të marihuanës. Nga to bëjnë vajra shëruese dhe sapunë, por edhe konsumimi është i përditshëm.
Në vend se ta përkushtojnë jetën e tyre besimit dhe lutjeve, motrat e nderit në Kaliforni kanë rënë “nën ndikim të keq”. Rendi “Sister of the Valley Order” në kopshtin e vet kultivojnë marihuanë.
Nga kjo bimë ato krijojnë vajra dhe sapunë për qëllime mjekësore, transmeton Daily Mail. Televizioni britanik ITV, me qëllim të fushatës për legalizimin e marihuanës, i ka vizituar murgeshat e pazakonshme të cilat kultivojnë, prodhojnë por edhe e thithin “barin”.
Përveç për qëllime rekreative, motrat prodhojnë edhe vajra dhe sapunë të cilat mund t’iu ndihmojnë personave të sëmurë nga artriti, skleroza dhe epilepsia.
Motrat e nderit, të cilat i kishte vizituar televizioni, janë larg atyre pamjeve të cilat i paramendojmë, si katolike të devotshme, transmeton Denver 7. Ato i kalojnë ditët, në vend të lutjeve, duke u kujdesur për bimët e marihuanës dhe prodhimit të barërave mjekësore.
“Kemi pasur shumë më tepër prodhime, por porositë vijnë nga të gjitha anët dhe është vështirë që të përcillet hapi, ka thënë njëra nga motrat e nderit duke treguar një dollap në të cilën i ruajnë prodhimet mjekësore. Motrat besojnë se marihuana është “dhuratë e Zotit” me të cilën mund të lehtësohen simptomat, madje edhe plotësisht të shërohen sëmundjet.
Këtë pohim e lidhin me faktet se në marihuanë ekzistojnë dy bashkëdyzime të lidhura me segmentin mjekësor, kanabidiol (CBD), i cili pretendohet se e zbutë dhembjen si dhe tetrahidrokanabiol (THC) i cili vepron si relaksant. Prej prodhimeve të tyre ato fitojnë 400.000 dollarë në vit, dhe planifikojnë ta zgjerojnë edhe më shumë plantacionin e tyre të “barit”.