• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

U bombardua nga molotovët e militantëve të PD, Rama te “Vila 31”: I gjeta artistët të traumatizuar! Turp për maskarenjtë e gjykatave që bashkëpunojnë me vandalët duke ngatërruar “piromanët” me protestuesit

March 1, 2026
in Aktualitet, Kronike

Kryeministri Edi Rama vizitoi “Vilën 31″ ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit. Në godinë ndodheshin edhe artistët e huaj.

Rama shkoi të shihte nga afër jo vetëm dëmet e shkaktuara nga protestuesit, por edhe për të biseduar me artistët. Kryeministri u largua pas 20 minutash.

Në këtë vilë që sot shërben si qendër kulture me emrin ArtExplora, strehohen artistë nga e gjithë bota. Artistët alternohen çdo tre muaj. Në këtë periudhë janë të paktën 8 të tillë, nga 6 vende të ndryshme të botës, që banojnë e punojnë në këtë rezidencë.

Në momentin e sulmit nga molotovët, i cili ishte edhe përmbyllja e protestës së PD, ndodheshin 7 artistë brenda godinës dhe 3 persona të tjerë, pjesë e stafit, të cilëve iu rrezikua seriozisht jeta. Artistët u terrorizuan, ndërsa vetë policia nuk e kishte parashikuar dot këtë skenar dhe nuk kishte marrë masa. Me ndihmën e tyre, artistët arritën të dilnin pa lëndime.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama pasi ka dalë nga rezidenca e artistëve në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, është shprehur se artistët ishin të traumatizuar nga sulmet e mbrëmjes së djeshme me molotovë nga militantët e Sali Berishës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Rama është shprehur se gjykatat që i lirojnë militantët e dhunshëm të Berishës, janë përgjegjës për këto vandalizma që sipas tij nuk ndodhin askund në Europë.

Reagimi i Ramës:

Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme.

Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush!

Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!

Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës të Shqipërisë dhe turp për qeverisjen e gjyqësorit që rri e vështron sikur Shqipëria nuk është edhe atdheu i saj!

Next Post

Berisha në kilometrin e fundit... drejt arrestit! BE dhe ambasada franceze për goditjen e artistëve te Vila e 31: Sulm terrorist, u rrezikuan jetë njerëzish, dëme të paripureshme

Nuk garantuan rendin dhe jetën e artistëve, e kthyen policinë si ndërmarja komunale për të mbledhur molotovë! Shkarkohet drejtori Ilir Proda dhe ai i Tiranës Elton Alushi! Komandohet në krye të bluve Bizhga

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved