• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

17-vjeçari i rritur jetim vrau për hakun e babait, familjet i japin fund gjakmarrjes

March 5, 2026
in Sociale

Në vitin 2022 i gjithë opinoni publik u trondit, kur Florian Përvathi një 17-vjeçar nga Lezha, ngriti armën për të marrë gjakun e babait të tij.

Drama për këtë familje nisi në vitin 2009, kur Floriani ishte vetëm 4 vjeç dhe mbeti pa të dy prindërit në të njëjtën ditë. Babai i Florianit u vra për një konflikt pronësie. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, si pasojë e tronditjes së fortë e ëma piu fostoksinë dhe po ashtu ndërroi jetë.

I rritur në një mjedis ku gjakmarrja shihet si “burrni” dhe i ushqyer me këtë mentalitet, i mituri shkoi drejt aktit ekstrem. Ai u dënuan nga gjykata e Lezhës me 12 vite burg, por do të vuajë vetëm 8 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Andi Duraj, avokat i Përvathit rrëfen, se ky është rasti tipik kur mitizimi i një normë kanunore vret dhe shkakton viktima.

‘Kjo është një ngjarje që ka dy viktima, të ndjerin që ndërroi jetë por edhe autorin e veprës penale, një të mitur, i cili në gjykimin tin atëherë por edhe tani është viktimë i mungesës së trajtimit nga ana psikologjike’ u shpreh pedagogu, Andi Duraj

I rritur në një ambient ku frustrohet çdo ditë dhe gjakmarrja kthehet në mit, adoleshenti u detyrua të kryente veprën penale, për të cilën është i penduar dhe do ta përndjekë për gjithë jetën e vet…

“Rritur në një ambient ku gjakmarrja është kryefjalë në bisedat, i rritur në një shoqëri e cila e përmend Kanunin dhe e zëvëndëson me normat ligjore dhe shërben për zgjidhjen e konflikteve, patjetër që ka ndikuar dhe është faktori kryesor në gjykimin tim…”, u shpreh pedagogu, Andi Duraj.

“Në gjykim kishte dy psikologë, në 17 vjet se kishte ditur askush. Nëse do të kishte pasur këtë ndihmë e sigurt që nuk do të ishte kjo rrjedha, sepse nëse do ta takoni do ta kuptoni që është thjeshtë një fëmijë që ëndrrat i ndërpriten për këtë lloj frustrimi që ai ka pasur”, u shpreh pedagogu, Andi Duraj.

Mes gjithë këtyre konflikteve, nga rasti me protagonist 17-vjeçarin, ka lindur një rreze shprese. Pas takimeve të vazhdueshme me përfaqësuesit e të dy familjeve, me ndërmjetësimin e misionarëve të pajtimit të gjaqeve dhe të gjithë strukturave të tjera, familjet kanë vendosur t’i japin fund sagës së vrasjeve duke e falur gjakun.

“Fatmirësisht vetëm para dy muajsh me përpjekjen e të gjithë faktorëve është arritur një pajtim dhe të shpresojmë se kjo do të jetë një shembull për zbutjen e fenomenit, kryesisht në zonën e veriut…”, u shpreh pedagogu, Andi Duraj

Ky rast tronditës i kthyer në shembull të pajtimit, duhet të shërbejë sot si busulla për shuarjen e konflikteve të kota që zgjasin ndër dekada. Për nipër, që paguajnë për një krim të gjyshërve mbi 5 dekada më herët. Por a është e lehtë të falësh?

“E di sa e rëndë është për atë që fal. Paragjykohet dhe thotë si ta fal jetën e djalit, apo jetën e vëllait. Kemi 10-15 gjaqe të forta që kemi pajtu. Ka nana që thotë qoftë falë gjaku i djalit si burrneshat ka baba që kanë falë gjakun e të birit e familjet shkojnë ma mirë se përpara. Kemi 8 raste kështu por kemi edhe 5 raste që nuk duan”, u shpreh Pjetër Gjoka, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Lezhë

“Falja ma e madhe vlen, ma e madhja nder dhe ma e madhja trimni që mund të ketë jeriu në jetë. Ai jeri që i thotë tjetrit qofsh falë e hasmit kafen me pi dhe i jep dorën nuk ka mirësi ma të madhe në botë. Është e vështirë me fal, por e lexon mitrësua e faljes”, u shpreh Adem Isufi, Misioni i pajtimit të gjaqeve në Shkodër./Inside Story/TCH

Next Post

Çfarë nënkupton doktrina e re bërthamore e Francës për Evropën?

Skandal, 2 kirurgët e pezulluar në Itali për vdekje të pacientëve, në Tiranë operojnë në 'Trita Hospital'! Po kush i kontrollon 354 mjekët e huaj në Shqipëri?

"Në Sofrën e Hënës"! Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved