Në Vlorë po zhvillohet një aksion policie në lagjen e Ujit të Ftohtë për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal. 10 autoblindë të forcave RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë rrethuar një pallat.
RENEA ka bllokuar Unazën e Vlorës, rrugën paralele me lungomaren.
Prej orëve të para të mëngjesit, RENEA ka qenë në monitorim të zonës me dron. Rreth 40 efektivë janë ende në terren.






