Muli u mërzit dje shumë me Albanën.
Ajo, për t’i dhënë zemër që ta mbronte për atë punën e 0900, i tha se gratë e EPP kanë bërë deklaratë kundër fyerjeve me bazë seksi në parlament. Dhe i tregoi rezolutën.
Muli e besoi dhe ia tha Lelos. Lelo u çudit shumë se si bëjnë deklaratë gratë e EPP kaq shpejt, por mendoi që përveç Albanës mund t’i kishte bërë telefon edhe Gazi se ai ka lidhje të forta me gjermanët.
Por kur pa deklaratën e pa që ishte e vitit të kaluar.
I tha Mulit që Albana të ka gënjyer se kjo është e vitit të kaluar.
– Ashtu? – tha Muli. – Po pse mua gjeti të më trajtojë si budalla ajo? Ne jemi parti transparente. I themi njëri-tjetrit vetë kur duhet të gënjejmë. Ajo më ka trajtuar si popull.
– Nuk e di, – tha Lelo, – por kjo deklaratë mund të na prishë punë se e merr PS dhe e përdor kundër Gazit që u ka thënë grave socialiste kurva.
Se Tao vetëm Albanës i përmendi 0900, kurse ai u tha gjithë grave socialiste kurva.
– Nuk e di, – tha Muli, – ka një xhelozi ai për këto gratë socialiste, por punë e tij. Mua s’më del e keqja që më ka gënjyer kjo Albana.
– E ka procedurë, – tha Lelo, – se po nuk gënjeu i bëhet ves pastaj dhe nuk gënjen më. Dhe po nuk gënjeu më i mbetet pa punë.
– Dakord, e kuptoj, – tha Muli, – po tani nëse gratë socialiste ia dërgojnë deklaratën e grave të EPP dhe t’i thonë që edhe pas rezolutës suaj sulmet ndaj nesh vazhdojnë, na hap shumë punë.
– S’ka faj, – tha Lelo. – Ajo 0900 ishte fyerje e rëndë. Pasi edhe kur përdoret 0900 janë burrat ata që bëjnë telefon. Gratë thjesht presin telefonata. Ashtu si e tha Tao dukej sikur kjo bënte edhe telefonata.






