• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Porti në Porto-Romano, deklarata e fortë e Ramës: E dimë kush janë! Ka xhelozë, por edhe nga ata që po e luftojnë, por projekti do të bëhet

March 10, 2026
in Aktualitet, Debat

Më 30 korrik të 2024-ës u hap për herë të parë gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Kur kanë kaluar gati 20 muaj, ende nuk ka një fitues, ndërsa sipas kryeministrit Rama nuk kanë munguar tentativat për ta penguar projektin

“Është një nga proceset më të ndërlikuar, ndoshta më i ndërlikuari që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendesh që janë në stade të caktuara zhvillimi. Ata që e luftojnë projektin, ata që s’po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin, ne i dimë kush janë dhe i kam bërë llogaritë gabim, sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Europian”, tha Rama në mbledhjen e grupit të PS-së.

Pak ditë më parë, një email dërguar autoriteteve shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Grant Van Cleve, ngrinte shqetësime serioze lidhur me përmasat dhe kapacitetet përpunuese të portit të ri, që sipas tekstit nuk i përgjigjej flukseve të pritshme të korridorit 8. Van Cleve, i kërkonte kryeministri Edi Rama bllokimin e procedurës së tenderimit.

“Ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak me një krah në Porto Romano zone të parashikon trefishimin e kapaciteteve përpunuese aktuale dhe krijimin e një lirë ekonomike parku logjistik, ndërkohë që hap rrugën e dy porteve të reja të thata në Prishtinë dhe në Shkup duke krijuar një nyje të re me fuqi strategjike dhe logjistike të konsiderueshme jo thjesht për rajonin por dhe si një vlerë e shtuar për Bashkimin Evropian dhe NATON”, tha Rama.

Dy javë më parë, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Autoritetit Portual Durrës dhe sekuestruan të gjithë dokumentacionin e garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

Tenderi për këtë projekt është 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë, dhe në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm njëra prej tyre ka kaluar në fazën finale për të paraqitur një ofertë teknike dhe ekonomike.

Afati për këtë garë u mbyll këtë 9 mars në orën 14.00. Nëse bashkimi i operatorëve “Archirodon Construction (overseas) Company Limited – Deme Dredging nv – Società Italiana Dragaggi s.p.a” nuk ka paraqitur ofertën e plotë, gara digjet plotësisht. Nëse oferta dorëzohet e plotë, vijohet me shqyrtimin e saj, për të marrë më pas vendim nëse shpallet apo jo fituese.

Ndërtimi i Portit të ri është parashikuar në dy faza. Në ndryshim nga Porti i Durrësit ai ofron një thellësi më të madhe të ujërave në basen, duke lejuar ankorimin e anijeve më të mëdha dhe me një ngarkesë më të madhe. Vetëm në fazën e parë parashikohet përpunimi i 500 mijë kontejnerëve, nga afro 180 mijë që përpunohen tani në Portin aktual.

Next Post

Mbyllet pas 10 vitesh koncesioni i sterilizimit: Si lindi, çfarë ndryshoi dhe pse mbeti një nga debatet më të mëdha të shëndetësisë?

Pesha e borxhit publik e financuar nga individët ra për të dytin vit radhazi në 2025

The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global të rritjes së naftës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved