Kam dyshime se shoku im po helmohet. Jam në mes të një beteje të tmerrshme mes trurit dhe zemrës sime. Ai jeton në anën tjetër te qytetit dhe është duke u trajtuar për kancer të shtyllës kurrizore, prej katër muajsh.
U diagnostifikua rreth katër muaj më parë dhe tashmë është në mes të seancave të kimioterapisë. Rezultatet e mjekimit janë shkatërruese,kanceri i tij është tejet agresiv dhe është shpërndarë në mushkëri dhe në nyjet limfatike.
Gjithsesi ai është me fat sa i takon trajtimit, kanceri i tij është duke i’u përgjigjur mirë trajtimit. Ka qenë me fat gjithashtu sepse nuk ka efektet anësore që kanë zakonisht njerëzit kur janë në kimioterapi.
Për fat të keq nuk mbaron me kaq. Në kohën kur u diagnostifikua familja e tij zbuloi diçka alarmuase për gruan e tij. Ti biem shkurt ajo e tradhëtonte, fliste me burra të tjerë në rrjete sociale si dhe kishte një të dashur tjetër.
Për ta vërtetuar, hapa një adresë të re me foto të reja dhe i dërgova ftesë. Ma pranoi dhe filluam të flisnim. Aty kuptova që ajo mund ta tradhëtonte atë me çdo njeri.
Kjo nuk është asgjë para disa ditësh ai u sëmur shumë pasi ajo i dha ushqimin që i kishte gatuar vetë, sapo ndalon së ngrëni ai bëhet mirë, nuk di si ta shpjegoj mos ndoshta po e helmon.