• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Loja” me Drejtësinë nuk ëshë tamam lojë… siç na tregon dhe një histori nga “Mani Pulite” në Itali

March 12, 2026
in Blog

Nga Alba Malltezi

A e dinit se nga e gjithë historia e fuqishme dhe me famë botërore e “Mani Pullite” në Itali, nga 4500 të hetuar, ndër të paktët të dënuar me maksimumin e viteve është një financier: Sergio Cusani dhe një tjetër funksionar i ndërmarrjes së rrugëve, ANAS. Dhe a e dinit maksimumin e viteve që iu dhanë nga Drejtësia pas hetimeve të ekipit të Antonio Di Pietro-s? 5 vite e 6 muaj!

Asnjë tjetër i hetuar dhe i dënuar nga qindra politikanë, biznesmenë nuk vuajti më shumë, madje shumica nuk bëri asnjë vit burg edhe pse kishin poste më kryesore dhe më kyçe në korrupsionin e të famshmeve “tangentopoli”, ryshfete që biznesi i kalonte partive politike italiane për të marrë mbështetje në realizimin e objektivave financiare dhe investimeve. Po të informohemi në detaje, edhe numri i të paraburgosurve ka qenë në përqindje relativisht të vogël në krahasim me numrin e të hetuarve.

A mund të nxjerrim mësime nga të tjerët dhe të jemi sa më të drejtë dhe të ekuilibruar në gjykim? Qoftë media, qoftë Drejtësia e re, qoftë opinioni publik?

Sergio Cusani, sot 78 vjeç sapo publikoi librin e tij të kujtimeve: “Il Colpevole” (Fajtori), pasi ai ndjehet i vetmi “fajtor” i gjithë atij operacioni që shkundi shoqërinë italiane. “Mani pulite goditi personazhet e atyre viteve, – shkruan sot Cusani, – por jo fenomenin e korrupsionit, që siç e dimë mirë, ekziston”. Puna dhe dëshira e madhe e një populli për Drejtësi është një gjë shumë serioze dhe kërkon përgatitje të jashtëzakonshme nga njerëzit e drejtësisë, por edhe nga shoqëria në përgjithësi. Kërkon profesionalizëm, përkushtim, gjakt të ftohtë dhe vetëpërmbajtje. “Mani pulite” në fillim të viteve ’90 rrëmbeu zemrat e italianëve: Transmetimet live të gjyqeve, politikanë që shkumëzonin përballë Di Pietros, monedhat e hedhura me përbuzje kundër liderit socialist Betino Craxi dhe për fat të keq… edhe vetëvrasjet. Po, sepse gjatë “Mani pulite” pati verëvrasje e mes tyre personazhë të një kalibri botëror: Sipërmarrësi Raul Gardini dhe Presidenti i gjigandit shtetëror Eni, Gabriele Cagliari. Në librin e Cusani-t risillet letra që Cagliari la për familjen:

Ja çfarë shkruante Presidenti i Eni-t:

“Kriminalizimi i sjelljeve që ishin të të gjithëve, të vetë hetuesve, edhe në Milano, nxorri jashtë loje vetëm disa prej nesh, duke na braktisur në gijotinën dhe në urrejtjen e opinionit publik. Dora e rëndë, e paekuilibruar dhe e padrejtë e gjykatësve realizoi edhe atë që kishte mbetur.

Na trajtojnë me të vërtetë si jo-njerëz, si qen që na rikthejnë sa herë duan në kolibe.

Jemi qen në një kolibe nga e cila çdo prokuror mund të na nxjerrë për të bërë stërvitjen e vet dhe për të treguar se është më i zoti dhe më i rreptë se ai që kishte bërë një stërvitje analoge disa ditë më parë ose disa orë më parë.

Edhe mes tyre ekziston e njëjta konkurrencë dhe abuzim me pushtetin që sundon në treg, me dallimin se, në këtë rast, loja bëhet me kokën e njerëzve. Pra, nuk është e mundur të pranohet gjykimi i tyre, cilido ai qoftë.

Po shkatërrojnë bazat themelore dhe të njëjtën kulturë të së drejtës, po ndërmarrin rrugën që çon tek Shteti i tyre autoritar, te regjimi i tyre i asocialitetit total.

Unë nuk dua të jem”.

Gabriele Cagliari vrau veten ne burg më 20 korrik 1993.

Entuziazmi gjigant me të cilin opinion publik italian ndoqi hetimet e ”Mani pulite” ishte njëkohësisht edhe fundi i tij. Pas më pak se 4 viteve, kur “pool” i prokurorëve filloi ta tepronte duke humbur kredibilitetin, zhgënjimi i opinionit publik italian shënoi edhe fundin e epokës së prokurorëve. “Mani pulite” u mbyll.

I sjell këto fakte të marra nga libri i Sergio Cusanit, jo për të thënë që në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë, por për të ditur se çfarë ka ndodhur tek të tjerët para nesh. Për të mësuar dhe për të nxjerrë mësime nga pesha e fakteve. Ne sot jemi në të njëjtën situatë: Jemi një popull i etur për Drejtësi, por kjo etje e të gjithëve: prokurorë, gjykatës, politikanë, gazetarë dhe opinion publik, nuk duhet të na mbulojë sytë me gjakun e hakmarrjes dhe të mos shohim dhe të mos kemi mundësinë e reflektimit: A po dënohen sjellje dhe veprime të të gjithëve? A po hetohen të korruptuar barazisht? A po respektohen bazat e të Drejtës?A është e garantuar ndarja reale midis prokurorisë dhe gjykatave, duke siguruar kështu një drejtësi të balancuar dhe të drejtë? Historia e “Mani Pulite” na tregon se forca kryesore e atij fenomeni “pastrues” brenda politikës dhe shoqërisë italiane ishte mbështetja nga opinioni publik. Organet e drejtësisë shqiptare duhet ta kenë parasysh këtë, sepse edhe për ta, burimi kryesor i forcës së tyre është besueshmëria. Tani është momenti të bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të mos e humbur./shqiptarja.com

Next Post

Ilir Meta tërheq kërkesën për zëvendësim mase, zbardhet dëshmia nga seanca e sotme: Unë nuk kam bërë jetë luksi

Vota për Ballukun ndërhyrje flagrante e ambasadave "diplomatikisht"! Mos të ketë pengesa për SPAK! Kryeministri i sqaron: Të hetojë i patrazuar jo duke burgosur e kërcënuar! Dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike

Rama për median në Turqi: Vuçiç ka makthin e tij! Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved