• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, March 13, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama mbrojti idenë e anëtarësimin me kushte të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke thënë se nuk është e domosdoshme që ne të kemi të drejta të plota si shtetet e tjera.

“Pse duhet ne patjetër në momentin e parë të kemi dhe deputetët tanë në Parlamentin Europian, apo se i mungojnë Parlamentit Europian druvarët që duhet t’ia çojmë ne me shpejtësi. Ne mund të jemi në një fazë të parë me përfaqësues të çuar nga partitë që rrinë në rolin e observatorit, mësojnë atje, hapen zyrat, kuptojnë si funksionon Parlamenti Europian, e kuptojnë që nuk është pyll, por që është një tjetër lojë. E kuptojnë që aty nuk mund të marrësh fjalën për procedurë edhe të mbash peng parlamentin me orë të tëra. E kuptojnë që aty po nxorët celularin, të vjen dikush nga mbrapa të thotë nuk është këtu vendi për të nxjerrë celularin në Parlamentin Europian. Dhe kuptojnë dhe gjëra të tjera dhe pastaj vjen momenti bëhemi dhe ne me zgjedhje për Parlamentin Europian dhe kemi dhe ne deputetët tanë”, tha Rama.

“Çfarë pengese ka këtu? Apo u shqetësuan molotovarët se u prish ëndrra e madhe e tyre që e marrin zvarrë, duke marrë ca të verbër në rrugë vetëm për të nxjerrë fotografi si digjen kazanët e Tiranës dhe se si gjuhet me molotov edhe se si po bllokohet këtu lufta kundër korrupsionit”.

Rama shtoi se Bashkimi Europian ka funksionuar edhe më parë me mekanizma të ndryshëm integrimi, ku jo të gjitha vendet kanë pasur menjëherë të njëjtat të drejta apo të njëjtin nivel pjesëmarrjeje. Shembuj të tillë janë zona Shengen apo politikat e përbashkëta, ku disa vende anëtare janë përfshirë më vonë ose me kushte të ndryshme.

Next Post

"Interes i lartë amerikan", Rama sqaron takimin me Ambasadoren e SHBA në Greqi (Video)

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Do ndërhyjë shteti, siç e bëri me aeroportin më të suksesshëm në Ballkan

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved