• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Humbet luftën me sëmundjen: Ndërron jetë moderatorja e njohur italiane, Enrica Bonaccorti

March 14, 2026
in Nostalgji

Prezantuesja, aktorja dhe autorja italiane Enrica Bonaccorti ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ajo vuante nga kanceri në pankreas, sëmundje të cilën e kishte bërë publike shtatorin e vitit të kaluar. Në një rrëfim për publikun, Bonaccorti kishte pranuar se diagnoza e kishte tronditur, duke treguar se nuk kishte shumë shpresë për shërim.

Bonaccorti lindi në Savona më 19 nëntor 1949. Ajo e nisi rrugëtimin artistik në vitet ’70 si aktore teatri dhe filmi, përpara se të bëhej një nga prezantueset më të dashura të publikut. Popullaritet të madh fitoi me programin Italia Sera, që e drejtoi fillimisht me Mino Damato dhe më pas me Piero Badaloni. Më pas ajo mori drejtimin e programit të njohur ‘Pronto, chi gioca?’, duke zëvendësuar një ikonë të televizionit si Raffaella Carrà.

Përveç televizionit, Bonaccorti u mor edhe me radio, letërsi dhe muzikë. Ajo shkroi disa libra dhe ishte autore e teksteve për këngë të njohura të këngëtarit Domenico Modugno, si “La lontananza” dhe “Amara terra mia”. Në jetën personale pati një lidhje të njohur me këngëtarin Renato Zero, i cili më vonë e kujtoi atë si një person shumë të rëndësishëm në fillimet e karrierës së tij.

E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë, elegancën dhe ironinë, Enrica Bonaccorti mbetet një nga figurat më të spikatura të televizionit italian, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në botën e medias dhe argëtimit.

Next Post

Hezbollahu sulmon ambasadën amerikane në Bagdad, Trump: Kemi goditur ishullin Kharg, lironi Hormuzin ose do të sulmojmë rafineritë e naftës

Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi

Nisma e ndryshimeve ligjore! Rama: SPAK të shohë punën e tij, jo të Kuvendit! Ndryshimet do të bëhen, nuk marrim këshillat nga "askushët"!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved