• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi

March 14, 2026
in Aktualitet, Debat

Tërheqjen e kompanisë Archirodon nga tenderi i portit të ri në Porto-Romano, Kryeministri Rama e përjashton se është ndikuar nga ndonjë presion i jashtëm. E vetmja arsye thotë është rritja e kostove. Rama thotë se ka pasur presion nga forca që nuk e duan që Shqipëria të ketë një port nyje lidhëse të Korridorit VIII por nuk do ia dalin.

“Ka ndodhur një koicidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe natyrisht që duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi nga kompania më e madhe e botës.

Argumenti i kompanisë për kostot financiare tingëlloi jo bindës pasi konsorciumi kishte kërkuar në janar zgjatje të afatit deri më 9 mars për të paraqitur një ofertë teknike dhe tregtare gjithëpërfshirëse.

Pak ditë më parë, një email dërguar autoriteteve shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Grant Van Cleve, ngrinte shqetësime serioze lidhur me përmasat dhe kapacitetet përpunuese të portit të ri dhe kërkonte kryeministri Edi Rama bllokimin e procedurës së tenderimit. Megjithatë, Rama tha se nuk ka pasur një presion nga SHBA apo BE, por nga faktorë të painteresuar, të cilët refuzoi t’i evidentonte me emra.

Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion, por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion. Jo nën presionin e SHBA siç thuhet. S’ka pasur asnjë shqetësim as nga SHBA, as nga BE. Por ka pasur një presion nga faktorë të tjerë, të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e Portit të Ri me shitjen e atdheut në duart e Arabëve, e vërteta është që përtej injorancës, qysh në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte para projekti i portit të ri.

Pse? Për një arsye që cilido që do ta kuptojë, e kupton pa ndonjë mundim të madh. Porti ekzistues s’ka kapacitet për të qenë nyja strategjike e korridorit VIII. Edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyjë logjistike e korridorit VIII. Një nyje logjistike në mes të qytetit nuk mund të ekzistojë”, tha Rama.

Ndërtimi i Portit të ri ishte parashikuar në dy faza. Në ndryshim nga Porti i Durrësit, ai ofronte një thellësi më të madhe të ujërave në basen, duke lejuar ankorimin e anijeve më të mëdha dhe me një ngarkesë më të madhe. Vetëm në fazën e parë parashikohej përpunimi i 500 mijë kontejnerëve, nga afro 180 mijë që përpunohen tani në Portin aktual.

Kryeministri tha se po ndërtohet skenari për një projekt tjetër, por pa dhënë detaje pasi u shpreh se do të flasë kur gjërat të jenë gati.

“Ato që fërkojnë duart se mendojnë që ia dolën, e kanë gabim se thjesht kanë hapur një rrugë tjetër që nuk e bllokojnë dot më. Në të njëjtën periudhë kohe ne do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Nuk them më shumë se ndërkohë jemi duke përgatitur hapin tjetër. Të gjithë ata që kanë menduar se do ta nënshtrojnë qeverinë, qofshin forca të brendshme apo të jashtme, do të mbeten me gishtin që do të dëshirojnë të zgjidhin vetë në gojë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se forcimi i Shqipërisë nuk mirëpritet nga shumë vende.

“Nëse mendoni që porti i ri është një port që ata që i kanë të lidhura interesat me rrugët e trafiqeve mezi po e presin, mendoni gabim. Përkundrazi, nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin”, tha Rama.

Next Post

Nisma e ndryshimeve ligjore! Rama: SPAK të shohë punën e tij, jo të Kuvendit! Ndryshimet do të bëhen, nuk marrim këshillat nga "askushët"!

{"remix_data":[],"remix_entry_point":"challenges","source_tags":["local"],"origin":"unknown","total_draw_time":0,"total_draw_actions":0,"layers_used":0,"brushes_used":0,"photos_added":0,"total_editor_actions":{},"tools_used":{},"is_sticker":false,"edited_since_last_sticker_save":false,"containsFTESticker":false}

Vendimi për Ballukun, Rama: Zero frenim për rrugën drejt BE, gënjeshtër se dëmton integrimin! Debate konstruktive me disa ndërkombëtarë të keqinformuara, por asnjë presion!

Çfarë kllounësh...çohet një ambasadë dhe tundet Shqipëria nga tenxheret! Rama ironizon opozitën: U shqetësuan "molotovarët" se i'u prish ëndrra

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved