• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

PD drejt ndryshimeve në statut, në pikëpyetje “neni Basha”: Frika nga lëvizja e Salianjit për përgjegjësi pas humbjeve të Berishës…

March 15, 2026
in Debat

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në rendin e ditës janë përfshirë disa çështje organizative dhe politike. Mes tyre, një nga pikat më të rëndësishme pritet të jetë ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore, çështje që mund të hapë një debat të ri brenda selisë blu.

Ndryshimet e mundshme në statut lidhen drejtpërdrejt me një nga rregullat më të diskutuara të vendosura gjatë Kuvendit të Rithemelimit, të ashtuquajturin “neni Basha”, i cili parashikonte se kryetari i Partisë Demokratike duhet të largohet nga detyra nëse humb zgjedhjet parlamentare.

Ky rregull u vendos nga Sali Berisha gjatë përplasjes së fortë me ish-kryetarin Lulzim Basha, si një standard i ri përgjegjësie politike brenda PD-së. Në atë kohë, Berisha argumentonte se një parti nuk mund të drejtohej nga një kryetar që humb zgjedhje pas zgjedhjesh dhe se largimi në rast humbjeje duhet të ishte një detyrim statutore.

Por fakti që tani po diskutohet për ndryshime në statut ka ngritur pikëpyetje nëse ky parim do të mbetet i pandryshuar apo do të rishikohet. Dyshimet shtohen edhe nga dinamika e re që po krijohet brenda opozitës, ku po artikulohet gjithnjë e më qartë kërkesa për përgjegjësi politike pas humbjeve elektorale.

Në këtë kontekst, një faktor që po shihet me vëmendje është edhe lëvizja e deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur paralelisht një seri takimesh të ngjashme me formatin e “foltores”, ku po ngre pikërisht çështjen e përgjegjësisë politike të atyre që kanë humbur zgjedhjet.

Në këto takime, Salianji ka artikuluar nevojën që në Partinë Demokratike të vendoset një standard i qartë, se kush humb zgjedhjet duhet të mbajë përgjegjësi. Kjo qasje, me sa duket, ka krijuar njëfarë shqetësimi në radhët e drejtuesve aktualë të partisë, pasi rikthen në qendër të debatit pikërisht parimin që vetë Berisha e kishte vendosur në statut gjatë Rithemelimit.

Në këtë kuptim, diskutimi për ndryshime statutore shihet nga disa si një përpjekje për të riformuluar ose zbutur rregullin që lidh drejtpërdrejt fatin e kryetarit me rezultatin elektoral. Nëse kjo ndodh, do të krijohej një kontrast i qartë mes parimit të shpallur gjatë Rithemelimit dhe praktikës që mund të vendoset tani.

Përveç çështjeve statutore, në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohen edhe organizimi i protestës kombëtare të 22 marsit, zgjedhjet në degët e partisë ku disa kryetarëve u ka përfunduar mandati, si dhe përgatitjet për Kuvendin Kombëtar, ku do të zhvillohen edhe zgjedhjet për drejtimin e ri të partisë./TemA

Next Post

18 vite nga Gërdeci: 26 viktima dhe drejtësia që mungon, procesi ndaj Mediut dhe hija e Shkëlzen Berishës mbi tragjedinë

Rama për Portin e Porto Romanos: Projekt strategjik për rajonin, i sulmuar nga dezinformimi dhe interesa të fshehta

Beqaj i përgjigjet ish-prokurorit të shkarkuar nga vetingu që sot bënë analistin...Eugen Beci: GJKKO ka hyrë në vendimmarrje qeverisëse për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved