Shqipëria dhe Kosova po avancojnë në projektin e përbashkët për mbështetjen ndaj diasporës, duke shënuar dy arritje konkrete gjatë këtij viti, kurrikulën e përbashkët mes dy vendeve për diasporën dhe regjistrin e mësuesve.
Nikolla është shprehur se do të bëhet më e mira për mësimin në Diasporë dhe se me ndryshimet e ligjit parauniversitar mësuesit e Diasporës, do të kenë një regjistër dhe certifikata për çdo fëmijë.
Shqipëria dhe Kosova do të kenë një regjistër për të pasur një proces të certifikuar.
Kemi bërë të mundur që edhe në disa shtete si Italia, të lënë godinat e shkollave në funksion gjatë fundjavës për të zhvilluar kulturën dhe gjuhën shqipe.
Shteti iu siguron se puna juaj do të zhvillohet në kornizat ligjore europiane.
Angazhim për të pasur trajnime dhe certifikime më shumë për ju. Jeni model për t’u ndjekur për të gjithë në.
Lindita Nikolla