Tronditet familja mbretërore, vidhen bizhuteritë e çmuara të Kurorës Mbretërore suedeze.
Disa nga bizhuteritë e familjes mbretërore suedeze janë vjedhur nga një katedrale këtë pasdite.
Policia është vënë në ndjekie të grabitësve që janë larguar me një motobarkë së bashku me objektet e çmuara nga katedralja Strängnäs në juglindje të Suedisë.
Sipas autoriteteve suedeze janë grabitur dy kurora, njëra që i përkiste mbretit Karl IX dhe tjetra mbretëreshës Kristina, si dhe një sferë mbretërore, raporton newsbomb.al.
“Është e pamundur të përcaktojmë vlerën e sendeve të vjedhura në këto momente. Janë objekte të paçmueshme me interes kombëtar”, u shpreh zëdhënësi i policisë Thomas Agnevik.
Dëshmitarët kanë thënë se ishin dy burra të cilët u hodhën nga muri i katedrales dhe më pas u larguan me motobarkë./newsbomb