Gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja do të përcillet drejt banesës së fundit ditën e mërkurë, më 25 mars 2026.
Familjarët njoftojnë se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 13:00, në varrezat e Burdulliasit në Berat.
Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Pallatin e Kulturës në Berat, nga ora 11:00 deri në 13:00, ndërsa pritjet për ngushëllime do të zhvillohen pranë Funeral Home Emiljano CO, duke nisur nga dita e martë në orën 18:00 deri të mërkurën në orën 11:00.
Sipas njoftimit, namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë Mbret.
Lapardhaja u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe kolegët e tij.






