Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira pak ditë më parë ishte e pranishme në një koncert madhështor në sheshin ‘Skënderbej’ ku ndezi atmosferën me performancën e saj. Ajo ka dhënë një intervistë dhe për episodin e parë të emisionit të ri të ‘Jonida Shehut’ që quhet ‘Jonidas Podcast’.
Eleni ka rrëfyer për karrierën e saj, emigrimin në Greqi, vështirësitë e para dhe familjen e saj. Eleni ka treguar se tashmë prindërve nuk i duhet të punojnë më pasi ajo mund ti paguaj çdo shpenzim. Ndër të tjera Eleni ka përshëndetur edhe dy gjyshërit, të cilët vijojnë të jetojnë në Vlorë.
“Nëna dhe gjyshi, ju puth shumë, shumë, shumë, në Vlorë. Kur më merr në telefon, nëna më thotë gjithmonë të puth nëna dhe gjyshi nga Vlora.”
Eleni ka treguar se si çdo gjyshe shqiptare edhe e saj ka një merak të madh për të, do ta shikojë atë të martohet dhe e këshillon gjithmonë kur flasin në telefon që të gjejë një burrë.
Përgjigja e Elenit është gjithmonë një mirë sa për të shmangur bisedën pasi siç tha dhe ajo momentalisht më e rëndësishme është karriera. Eleni prej kohësh është në një lidhje me Alberto Botian një futbollist spanjoll.