Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se shtatori mund të sjellë ndyshime në kabinetin qeveritar.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Përballë”në RTSH, Rama tha se përpara se të shkojë te ndryshimet do të ketë një analizë.
“Ne kemi futur një sistem të ri të performancës të ministrave dhe zv.ministrave. Kjo po shtrihet edhe në agjencitë e tjera të administratës. Për gjithsecilin ka objektiva dhe parametra.
Para disa ditësh ne kemi bërë disa analiza. Kemi edhe disa analiza që duhet t’i bëjmë në gusht ndërsa në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc. Pastaj do të shohim se si do të hyjmë në shtator.
Ju kujtoj se në shtator është nisim një reformë të madhe në administratë me bashkimin në një institucion të vetëm të AULIZNI-t, hipotekave dhe agjencisë së pronave.
Pastaj kemi edhe zgjedhjet lokale fitimtare sepse ne nuk hyjmë në zgjedhje për gjë tjetër. Kështu që sa i takon kabinetit do të shohim…”- tha Rama. I pyetur nëse do të ketë koalicion në zgjedhjet lokale apo PS do të garojë e vetme, Rama u përgjigj shkurt: “Ne aleancën e keni me qytetarët dhe e kemi reale”.