• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Akuzat e PD/ Marta Kos nuk tërhiqet nga deklarata: Shqiptarët të heqin korrupsionin nga mendja, ndryshimi vjen edhe nga shoqëria

March 26, 2026
in Aktualitet, Debat

Dy ditë pas akuzave të Partisë Demokratike, komisionerja evropiane Marta Kos është kundëpërgjigjur me një postim shpjegues, ku sqaron deklaratat e saj për korrupsionin dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë intervistës së saj për Politico e cila u prit me reagime të forta në Tiranë. Në postimin e saj ajo nuk përmënd sulmet që i erdhën nga demokratët në Tiranë, por e gjen të nevojshme ta bëjë të qartë se shoqëritë e vendeve që duan të futen në BE duhet ta heqin korrupsionin nga mendja.

Në postimin e saj ajo insiston se anëtarësimi në BE kërkon jo vetëm ndërtimin e institucioneve të forta, por edhe ndryshim të mendësisë së shoqërive në të gjitha vendet kandidate, që edhe ato të luftojnë korrupsionit.

Kos thotë se procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në meritë dhe se pavarësisht rrethanave, baza për anëtarësim mbetet e njëjtë për të gjithë.

“Le të jemi shumë të qartë për atë që po ndodh. Këtë javë fola në Samitin ‘Competitive Europe’ të Politico. Shpjegova qe ne kemi nevojë për debat të vazhdueshëm mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që kjo ndodh, ne duhet të jemi 100% të angazhuar ndaj mbështetjes së vendeve kandidate me reformat e nevojshme. Në të gjitha vendet kandidate, ndërtimi i institucioneve të forta demokratike është njëra anë dhe ana tjetër është ndryshimi i mentalitetit të shoqërive që edhe ato ta luftojnë korrupsionin. Procesi mbetet i bazuar në meritë. Ndërsa çdo kandidat ka rrethana specifike, baza për anëtarësimin në BE mbetet e njëjtë për të gjithë. Të hysh në BE nuk është thjesht për të markuar kutizat, por edhe për të bërë ndryshimin realitet” tha Kos.

Pak ditë më parë, në një intervistë për Politico, komisionerja lavdëroi punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe tha se rasti i Belinda Ballukut po monitorohet me shumë kujdes.

Por ajo që preku nervin e Partisë Demokratike në Shqipëri ishte pikërisht deklarata se eliminimi i korrupsionit në një vend, nuk varet vetëm nga ligjet anti-korrupsion që miratohen, por edhe nga mendësia e popullit në raport me fenomenin.

“Mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër. Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë”,- tha Kos për Politico .
I irrituar nga kjo deklaratë, të cilin e quajti ‘të pabesueshme’ kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi distancimin e institucioneve europiane nga “përgjithësime të papërshtatshme për shqiptarët”. “Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë” tha ai.

I menjëhershëm ishte edhe shpërthimi i Sali Berishës, i cili e akuzoi Kos-in se po sillet si ortake e një të korruptuari si kryeministri Edi Rama.

Next Post

FAKSIMILE/ Zbulohet shkresa e SPAK që iu fsheh publikut: Farsa e KLP-së në emërimin e kreut të Byrosë Kombëtare

Rama në takimin me investitorët ndërkombëtarë një batutë ironike me ta: Provoni rakinë tonë! Do i'u sjellë në qejf dhe s'do të vuani për problemet tona... "krimi i organizuar, korrupsioni"

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved