Komisioni Europian i është përgjigjur shqetësimit të partisë Demokratike lidhur me ligjin e Teatrit. Në një letër të firmosur nga drejtoresha e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Genoveva Ruiz Calavera, flitet për shqetësimin e shprehur lidhur me procedurat për negocimin dhe lidhjen e kontratës për projektin e Teatrit Kombëtar
Genoveva Ruiz Calavera shkruan se Komisioni do mund të procedojë me rishikimin e nevojshëm si dhe respektivisht do të angazhohet me autoritetet shqiptare për këtë çështje.
Letra i është dërguar si përgjigjie pë kmedianët demokratë të komisioneve parlamentare si dhe për dijeni ambasadores së BE në vendin tonë Romana Vlahutin.
Ligji për Teatrin u kthye të shtunën nga presidenti i Republikës së Shqipërisë për rishqyrtim në Kuvend. Në dekret thuhej se ligji binte ndesh me parimet e kushtetutës dhe me të drejtën e pronës në republikën e Shqipërisë.
Letra e Genoveva Ruiz Calavera: