Mbrëmjen e sotme, në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi, në emisionin “Përballë”, kryeministri Edi Rama tha, se në shtator mund të ketë një bashkëpunim me opozitën, ndërsa shtoi se: “e vetmja gjë, që nuk mund t’i ofrojë Partisë Demokratike dhe LSI-së, është pushteti”.
Mirëpo Lulzim Basha, që ëndërron ditë e natë, sikur vjen në pushtet, i është përgjigjur një ftese të pabërë nga askush, duke kërkuar drejtësi dhe duke akuzuar, gjykuar dhe dënuar ato që do ai, natyrisht prej andej, nga mund të ngopesh duke ngrënë e dënuar, se nuk ke asgjë në dorë në FB, ata që me pushtetin e tyre e kanë degjeneruar si politikan.
Teksa publikon një foto nga protestat e opozitës para Kryeministrisë, Basha thotë, se nuk do të bëjë kurrë koalicion me Edi Ramën.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, ciceron Luli kryedemokrat në rrjetin social “Twitter”, kur ka një mal me akuza nga më të rëndat në kurriz dhe llogaridhënie me drejtësinë.
Seriozisht e ka ky, që mund t’i shpëtoi drejtësisë, e do vij në pushtet?!/Ekskluzive.al