Korça dhe Gramshi do lidhen shumë shpejt përmes një aksi rrugor krejtësisht të ri.
Në një pikë të këtij segmenti vijojnë punimet edhe për ndërtimin e HEC Moglicës, e cila pritet të jetë edhe diga më e lartë në botë në llojin e saj.
Por ajo që tërheq vëmendje është peisazhi përrallor ku kalon rruga e re, për shkak të thyerjeve të relievit, ujëvarave, kanionit dhe vetë HEC-it.
Fotot e këtij segmenti rrugor dhe HEC-it të Moglicës janë postuar në rrjetet sociale nga prefekti i Korçës, Ardit Konomi.