• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E kishim kuptuar gabim?! Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
in Aktualitet, Debat

Ndërsa protestat që po organizon nuk po japin asnjë rezultat konkret, pasi Rama dhe PS jo vetëm që nuk duken të rrezikuar në qeverisjen e tyre, por përkundrazi po bëhen gati për zgjedhjet e radhës. duke premtuar fitore edhe më të thella, Sali Berisha duket se ka vendosur të rishikojë kuptimin e termit “kilometri i fundit”.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD u ndal posaçërisht te kjo shprehje për të sqaruar se çfarë kishte dashur të thoshte. Dhe nga shpjegimi i gjatë, la të kuptohej se “kilometri i fundit” nuk lidhet aq me rrëzimin e Ramës nga pushteti, sesa me marrjen përfundimtare të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, i cili sipas tij e kishte orientuar atë drejt Ramës.

“Dua të bëj me këtë rast një sqarim lidhur me shprehjen time ‘kilometri i fundit’. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti. Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë, në vitin 2021, ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë, të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta. Unë e kam bërë publike prej kohësh këtë propozim, çka do të ishte drama më e madhe për këtë vend.

Pasi kjo nuk u realizua, u kalua në një seri masash të tjera nga Edi Rama, armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por edhe nga mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të saj antishqiptare. Pra, kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë. Në këtë betejë, siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morën simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit, nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve sorosianë në administratën e presidentit Joe Biden. Por përsëri, ne ia dolëm. Me veprimet tona, ia dolëm t’i rikthejmë.

Sërish kishim kilometra për të bërë, sepse për fat të keq, në vitin 2021, kur zgjedhjet u faktuan farsë, siç e kam thënë që të nesërmen në shkrimin tim ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’, ish-kryetari, në vend që të mbronte votën e qytetarëve, sulmoi Sali Berishën së bashku me Edi Ramën dhe vraponte drejt një koalicioni me këtë të fundit”, tha Berisha.

Pra, e thënë më thjesht, demokratët duhet të kuptojnë se “kilometri i fundit” nuk qenka për të larguar qeverinë nga pushteti, por për të larguar përfundimisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën nga Partia Demokratike.

Sqarimi i kryetarit të PD është njëkohësisht për të qeshur dhe për të qarë. Berisha, i cili dikur rrahu demokratët që tentuan t’i merrnin partinë, dhe që prej disa vitesh tashmë e ka rimarrë zyrtarisht drejtimin e saj bashkë me vulë e logo, rezulton se paska ende një “kilometër të fundit” për ta marrë atë plotësisht.

Një betejë me mullinjtë e erës, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, sepse jo vetëm që partia është sot më shumë se kurrë në dorën e tij, por edhe ish-i emëruari i tij, Lulzim Basha, është zhdukur nga skena politike, me gjasë duke shijuar jetën diku në lagjet e Holandës.

Ajo që kuptohet qartë nga ky sqarim është se aksioni i nisur me “kilometrin e fundit” për rrëzimin e qeverisë duket se është zgjatur përtej çdo parashikimi dhe nuk po arrin të mobilizojë as militantët më të flaktë. Ndaj një riformulim i konceptit dukej i domosdoshëm, të paktën derisa të shpiket një term i ri për të mbajtur gjallë shpresat e demokratëve, të cilët, me Berishën në krye, duket se kanë ende shumë kilometra opozitë përpara.

Next Post

“Do vini 2 orë vërdallë”? Pas dështimit të 22 Marsit, Berisha kujtohet të caktojë një datë për protestën e radhës

Nikolovski nuk ka mbrojtur Metën, por racizmin ndaj shqiptarëve

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Elisa Spiropali. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved