• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, March 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ëndrra e Sami Frashërit që u bë realitet më 28 mars 1945! Historia e shkollës së parë ushtarake “Skënderbej” në Shqipëri

March 30, 2026
in Histori

Më 28 mars të vitit 1945 u themelua shkolla e parë ushtarake në Shqipëri, që do të mbante emrin “Skënderbej”, një institucion që për vite me radhë do të formonte breza të tërë oficerësh.

Këtë moment historik e ka rikthyer në vëmendje Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, duke ndarë detaje dhe dokumente mbi fillesat e kësaj shkolle.

Në garnizonin e vjetër ushtarak në Laprakë u përzgjodhën për herë të parë rreth 200 të rinj, të moshës 14–16 vjeç, mes tyre edhe 7 vajza, duke krijuar atë që fillimisht u quajt “Shkolla e pionierëve të luftës”. Në inaugurim mori pjesë edhe gjenerali Spiro Moisiu.

Sipas Arkivave, shkolla u mendua që në fillim si qendra kryesore për përgatitjen e kuadrove të ushtrisë, duke ndërthurur formimin arsimor me edukimin patriotik.

Por ideja fillestare për një shkollë të tillë ishte hedhur më herët nga rilindësi Sami Frashëri, i cili në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” botuar me 1889 ne Bukuresht, shkruante për nevojën e një shkolle ushtarake në kryeqytet, që do të mbante emrin “Skënderbej”.

“Në kryeqytet të Shqipërisë, të cilën mundimë ta quajmë Skënderbegas… Përveç shkollave të dyta e të treta do të jetë një shkollë ushtërije me këtë emër, më pastaj duhet të hapenë: një në Shqipërinë e Sipërme, e një në të Poshtërmet”, shkruante ai në lidhje me shkollën ushtarake. ,

Institucioni fillimisht u emërtua “Shkolla e pionierëve ushtarakë”, ndërsa në vitin 1947 mori emrin “Shkolla e mesme e përgjithshme ushtarake Skënderbej”. Ajo ishte në varësi të dyfishtë, si nga Ministria e Arsimit, ashtu edhe nga Ministria e Mbrojtjes.

Në vitet e para pranoheshin nxënës nga 10 deri në 18 vjeç, ndërsa më pas kufiri u vendos në 14 vjeç. Me kalimin e viteve, shkolla u konsolidua si institucioni kryesor për përgatitjen e të rinjve për karrierë ushtarake.

Emri “Skënderbej” kishte një domethënie të fortë simbolike, si lidhje mes historisë kombëtare dhe brezave të rinj.

Nxënësit e parë që vijuan studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve u diplomuan në vitin 1949, ndërsa maturantët e parë dolën në vitin 1953.

Gjatë afro 50 viteve funksionim, nga kjo shkollë dolën rreth 32 mijë nxënës, të cilët u shpërndanë në degë të ndryshme të ushtrisë, nga këmbësoria te aviacioni dhe marina.

Shkolla u mbyll në vitin 1992, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në historinë ushtarake dhe arsimore të vendit.

Next Post

Nga Gjin Gjoni, Arjana Fullani, Fatmira Hajdari tek Tik Llalla, emrat që Berisha premton se do rikthejë në drejtësi kur të vijë në pushtet

Erion Braçe sfidon Ramën, shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më, kërkoj mbështetjen e socialistëve

Qejfliu koprac i KLP-së / Prokurori me 43 mijë euro rrogë vjetore ankohet për çmimin e viagrave

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved