• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, March 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

PROFIL/ Kush është Skënder Hita, drejtori i ri i Policisë së Shtetit? Berisha në sulm: Shumë shpejt do keni arkivin e qytetarit dixhital të “Skënder Ballukut”

March 30, 2026
in Aktualitet, Debat

Drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konsiderohet një nga drejtuesit më me përvojë në radhët e bluve. Karriera e tij është ndërtuar në disa prej qarqeve më të rëndësishme të vendit, si dhe në struktura kyçe që lidhen drejtpërdrejt me luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e rendit publik. Gjatë viteve, Hita ka mbajtur një sërë detyrash drejtuese në zona me sfida të theksuara për sigurinë, mes tyre edhe në Shkodër. Përvoja në këtë qark, ku ka shërbyer edhe si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit, konsiderohet një nga etapat më të rëndësishme në formimin e profilit të tij profesional. Shkodra ka qenë historikisht një zonë problematike për rendin dhe sigurinë, duke kërkuar koordinim të vazhdueshëm mes strukturave operacionale dhe atyre hetimore.

Një tjetër fazë e rëndësishme në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në Durrës, një nga qarqet më të ndjeshme të vendit për shkak të portit më të madh në Shqipëri, aktivitetit të lartë ekonomik dhe fluksit të madh të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Drejtimi i policisë në këtë zonë kërkon përvojë të gjerë në menaxhimin e operacioneve kundër kriminalitetit dhe koordinimin e strukturave në terren. Gjatë kësaj periudhe janë zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale. Një ndër rastet më të rëndësishme lidhet me zbërthimin e vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj, dëshmia e të cilëve ndihmoi në hedhjen dritë mbi disa ngjarje kriminale në Durrës, Tiranë dhe zona të tjera të vendit.

Në profilin e tij profesional bie në sy edhe fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Hitës nuk është përfolur për lidhje me krimin apo grupe kriminale. Ai nuk është përmendur në asnjë rast në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, duke ruajtur një profil të pastër dhe një reputacion të qëndrueshëm profesional. Së fundmi, prej rreth 1 viti e gjysmë më drejtimin e Policisë së Fierit, qarku ka njohur nivele të uljes së kriminalitetit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i telendarit të rrëshkitur Berisha, i cili paralajmëroi se do të publikonte historikun e Skënder Hitës në Polici ndërsa e etiketoi si “Skënder Balluku”

“Skënder Hita, emër problematik dhe shumë shpejt me të gjitha arkivin e qytetarit dixhital do të paraqitem para jush. Ku punonte për herë të fundit? Në Fier? Skënder Balluku u emërua. Ky është një pion i Lubisë si Kakaraçi e stër Kakaraçi. Është thënë 1 muaj para që Lubia ka përcaktuar drejtor policie drejtorin e Fierit.

Next Post

Albin Kurti 1 milion euro nëse kualifikohet përfaqësuesja e Kosovës! Presidenti i federatës turke "kokë më kokë": Nga një vilë në Bodrum në se kalojnë Kosovën

“Luajmë për Kombin”! Mesazhi rrëqethës para Ukrainë – Shqipëri, më shumë se miqësore

Sylvinho "kyç gojën" për të ardhmen, trajneri para miqësores kundër Ukrainës: Do bëjmë 3-4 ndryshime në formacion, lojtarët më thonë ‘jam edhe unë këtu’

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved